TIRANE- Zbulohen emrat e 65 shtetasve shqiptarë që luftojnë për xhihad në betejat e përgjakshme siriane. Bëhet fjalë për persona që kanë ikur në periudha të ndryshme, ku në 11 raste xhihadistët shqiptarë, kanë marrë me vete gratë dhe fëmijët e tyre të mitur. Një realacion informativ i dërguar nga Shërbimi Informativ Shtetëror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në fillim të muajit shtator 2013, tregohen të gjithë emrat e personave që janë larguar në Siri.

Relacioni jep informata tronditëse, pasi disa nga gratë e luftëtarëve shqiptarë të rënë Sheid (dëshmor) në luftën siriane, janë detyruar të martohen me persona të tjerë, shqiptarë, që ndodhen në Siri. Në relacion nënvizohet një rast, ku gruaja e njërit prej personave që humbi jetën në Siri, është përdhunuar, për shkak se refuzoi të martohej dhe kërkoi me insistim të kthehej në Shqipëri. Ndërkohë nuk dihet me saktësi fati i fëmijëve, pasi informacionet për ta janë kontradiktore, ku shpeshherë raportohet se përdoren për të shërbyer në kampet e organizatës “Al-Nusra” dhe herë të tjerë ka raportime, se disa prej fëmijëve janë përdorur në luftime.

Komandant ish-punonjësi i NATO-s
Strukturat e SHISH dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda, gjatë 7 muajve të hetimit të këtij grupi,kanë arritur të lokalizojnë, identifikojnë dhe qartësojnë rolin e secilit prej anëtarëve të kësaj celule terroriste. Sipas akuzës në krye të piramidës drejtuese qëndron shtetasi Kosovar, Lavdrim Muhaxheri, një ish-punonjës i NATO-s dhe KFOR-it. Fill pas tij radhiten dy imamët që ushtronin aktivitet të paliçensuar në Shqipëri Genci Balla dhe Bujar Hysa.

Më tej, vinin dy organizatorët e tjerë Gerti Pashja dhe Almir Daci, të cilët vepronin në Turqi, ku prisnin muxhahedinët që vinin nga Shqipëria dhe më pas i dërgonin në drejtim të kufirit sirian, ku arrinin të depërtonin duke hyrë në qytetin e Alepos dhe zona të tjera, ku janë ngritur bazat e brigadës terroriste Al-Nusra, e cila është degëzimi i organizatës famëkeqe “Al-Kaeda”. Më tej struktura e piramidës drejtuese vijon me anëtarët e tjerë si Verdi Morava,Edmond Balla, Zeqir Imeri, Fadil Muslimani, Astrit Tola, Shkëlzen Dumani, Shyqyri Kaca, Orion Rreçi dhe Medi Manallari. Pjesa më e madhe e këtyre personave janë arrestuar me urdhër të prokurorisë, ndërkohë që pesë prej tyre janë shpallur në kërkim ndërkombëtar.
 
Shtypi turk: Shqipëria informoi “MIT”
Gazeta turke, e përditshmja “Taraf” ka shkruar dy ditë më parë se shërbimet sekrete Shqiptare, ato Kosovare dhe Maqedonase, kanë informuar organizatën inteligjente në Turqi, lidhur me tre qytetarët e tyre, të cilët ishin anëtarë të Shtetit Islam të Irakut dhe Levant (Isil) përpara një sulmi terrorist që la tre të vdekur në një provincë të Anatolisë Qendrore javën e kaluar. Sipas “Taraf”, të tre vendet informuan MIT-in për hyrjen e qytetarëve të tyre në Turqi para sulmit.

”MIT, megjithatë, nuk e informoi Drejtorinë e Përgjithshme të Sigurimit ose Komandën e Përgjithshme të Xhandarmërisë për paralajmërimin”, tha e përditshmja. Në lajm gjithashtu thuhet se tre terroristët hynë në Turqi ligjërisht në verën e vitit 2013. Një polic, një xhandar dhe një civil u vranë më 20 mars të këtij viti nga tre shtetasit me origjinë shqiptare.
 
 EMRAT E SHQIPTAREVE QE KANE SHKUAR NE SIRI


JANE KTHYER
  1. Isa (Pëllumb) Nergjoni (Fetar – Jahja),
  2. Denis Shimili
  3. Medat  Hasani
  4. Dritan  Kosturi
  5. Çlirim Hate Kuqo
  6. Ylli Kujtim Bregu
  7. Eduart Muharrem Dursi
  8. Leonard Përleka
  9. Amiraldo Zdrava, (Abdullah),
  10. Kujtim Zeqir Tafa (Ebu Hatixhe)
  11. Zeqir Imeri, (Emri fetar Zekeria),
  12. Edmond Balla
  13. Erzen Gashi
  14. Kujtim Tota
  15. Armand Morina (Mahmud)
  16. Zyber Gurra
  17. Dionis Qevani (Abdulla),
  18. Edmond Suparaku (Ebu Bekër)
  19. Leart Salaj
  20. Ledio Mehmeti
  21. Gramoz Çengeli
  22. Gezim Ruçi
  23. Jetnor Hasa
  24. Asrimuhammed Tahiri
  25. Enes Miska
  26. Edmond Osmaj
NUK JANE KTHYER
  1. Gerti Pashja (Ebu Muxhahid ose Muhamed)
  2. Almir Daci (Ebu Belkisa nga Pogradeci) me gruan
  3. Arjan Kallanxhiu
  4. Orges Merko (Zeyd Al Albani),
  5. Ervis Saliasi,
  6. Festim Kullaj
  7. Ermal Doçi,
  8. Bledar Veshti,
  9. Mustafa Kuçi,
  10. Artur Koçollari
  11. Besmir Cake,
  12. Mariglen Dervishllari
  13. Shpresim Gjoka
  14. Arber Zani,
  15. Mehdi Manallari
  16. Erdet Korro (Deti),
  17. Dorian Kuqo,
  18. Ervin Duka,
  19. Shpetim Shkoza,
  20. Shkëlzen Dumani me dy fëmijë
  21. Sherif Taushani grua e 3 fëmijë
  22. Erjon Basha grua e dy fëmijë
  23. Krenar Shuli me gruan e dy fëmijë
  24. Shyqyri Kaca grua e 3 fëmijë
  25. Ervin Hasanaj (Ebu Ahmed) gruan e 2 fëmijë
  26. Artur Korra
  27. Enes Cami
  28. Ilirjan Gjongecaj
  29. Eduard Dursi
  30. Altin Demirlika
  31. Alimira Kastrati me dy fëmijë
  32. Mehmet Stafasani grua e 5 fëmijë.
TË VRARË
  1. Anri Maliqaj
  2. Ermal Xhelo
  3. Denis Jangulli
  4. Hamit Muslija
  5. Hasan Korvafaj
  6. Diamant Rasha (Ebu Amar)
  7. Bledian Hamza (Ebu Samed)
 
Shkrimi u publikua sot (30.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)