Durrës- Lidhur me ngjarjen e datës 8 shkurt kur në fshatin Jubë Njësia Administrative Katund i Ri u vodh një punishte qumështi nga disa të rinj, bëhet e ditur se ngjarja është zbardhur nga policia e Durrësit dhe janë gjetur prova materiale të mjaftueshme.
Policia ka arrestuar Klevis Rucin 26 vjeç banues në Jubë si dhe bashkëpunëtorët e tij Milazim Kaculi 27 vjeç Bekim Spahiu 23 vjeç Haxhi Qyra 21 vjeç dhe M.B 17 vjeç që të gjithë nga i njëjti fshat.
Ata, natën, kanë hyrë në punishte dhe pasi kanë dhunuar rojen dhe kanë marrë 40 mijë lekë të rinj si dhe një furgon Benz të subjektit dhe janë larguar. Ata kanë qenë të maskuar kur kanë grabitur paratë.
Ka qenë një punë e mirëorganizuar nga ana e policisë e cila ka bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes brenda një kohe të shkurtër.
Bëhet e ditur se në mjediset ku u krye grabitja nuk ka pasur kamera sigurie. Është punuar në rrugë operative dhe në bashkëpunim me komunitetin për të zbuluar autorët.
Pas kapjes së tyre janë gjetur prova si shenjat e gishtërinjve, bisedat telefonike e të tjera të cilat vërtetojnë autorësinë. Edhe në furgon u gjetëm shenjat e tyre.
Vlorë dhe Durrës më plerllëk bajgash nuk gjenë në republikë
Përgjigju