25 prilli/Hajdutët ordinerë e njerëzit me 2 emra që rrethojnë Kryemadhin në fushatë! Kandidat i LSI-së edhe i dekoruari nga Meta si ‘Mjeshtër i Madh’

25 prilli/Hajdutët ordinerë e njerëzit me 2 emra që rrethojnë Kryemadhin në fushatë! Kandidat i LSI-së edhe i dekoruari nga Meta si ‘Mjeshtër i Madh’

Monika Kryemadhi, Petrit Bara dhe dokumenti i dekorimit nga Meta për Petrit Barën

Fushata për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit konfirmon edhe një herë se Lëvizja Socialiste për Integrim është një parti me natyrë familjare, simbol i abuzimit me pushtetin dhe që promovon vjedhjen. Gjatë fushatës në Kamëz, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, shoqërohej nga Eduart Greci, i kapur duke vjedhur naftën e burgut të Drenovës, ku shërbente si jurist. Sot nuk dihet se çfarë ka ndodhur me dosjen e Grecit, por Kryemadhi kërkon mbështetjen e tij, për të ardhur në pushtet, për të vijuar avazin e lënë në mes në 2017.

Në Durrës, Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta kanë kandiduar Artur Bakun, i arrestuar në 2015, kur ishte drejtor i pyjores në Fushë Krujë. Baku u arrestuar pasi sekuestronte drutë e prera në mënyrë të paligjshme dhe më pas ua shiste palëve të treta. Në formularin e dekriminalizimit Baku thotë se dosja e tij është mbyllur, por bien në sy se kandidati i LSI-së ka ndryshuar emrin, për arsye të paqarta. Emri i tij i parë është Afrim.

Në Durrës, në emër të LSI, kandidon për deputet edhe Ramazan Topuzi, ish-drejtori i SHKB-së së Burgjeve, me një të kaluar problematike. Topuzi është pushuar dhe është emëruar disa herë si ish-punonjës i Policisë së Shtetit, për cenim të figurës dhe mangësi të theksuara në kryerjen e detyrë. Në vijim u bë avokat, kur është kallëzuar dy herë për ndikim të paligjshëm ndaj prokurorit dhe gjyqtarëve. Topuzi, i denoncuar nga Sali Berisha edhe si avokat i pilotit të drogës Giorgio Riformato, sot kërkon vota në Durrës bashkë me Monika Kryemadhin.

Po në Durrës, LSI-së kandidon Gazmir Tahirin, ish-drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme Detare. Në vitin 2017, ish-zëvendëskryeministrja Ledina Mandija, përfaqësuese e PD-së, kërkoi të shkarkohej nga detyra, duke e akuzuar Tahirin se kishte marrë një anije pronë e kapitanerisë së porteve, duke dalë në lundrim, kur propagandonte simbole partiake.

Në Lezhë, Meta dhe Kryemadhi kandidojnë ish-drejtorin e Bordit të Kullimit, i akuzuar për pastrimin e specialistëve, për t’i zëvendësuar me militantë partie. Në emër të LSI-së në Lezhë kandidon edhe Ertila Nikolli, të cilës Edi Rama i dha ultimatum në korrik të 2017 që të jepte dorëheqjen brenda 24 orëve si drejtuese e Hipotekës në Laç.

Në Gjirokastër, për LSI kandidon edhe Erald Alika, i arrestuar vite më parë, pasi në makinën e tij u gjet një kallashnikov.

Në Tiranë, Monika Kryemadhi ka kandiduar një personazh që është deklaruar nga Ilir Meta. Bëhet fjalë për Petrit Bara, i dekoruar nga Ilir Meta me titullin “Meshtër i Madh” në shtator të vitit 2019. Po në Tiranë kandidon edhe Vojo Bregu, ish-sekretarin e përgjithshëm në Ministrisë së Bujqësisë, me dosje në SPAK për afera me tendera.

Në Tiranë kandidon për LSI-në Esmeralda Demiraj, e bija e ish-prokurorit Skënder Demiri, i cili u arrestua në shtator të 2020 së bashku me gjyqtaren Mimoza Margjeka, me urdhër të SPAK, për një rast të dyshuar korrupsioni në drejtësi. Në listat e LSI-së është edhe Aldi Fusha, djali i ish-kryeprokurorit të Tiranës, Petrit Fusha, i lakuar për pasuri përrallore dhe që u largua nga drejtësia në shkurt të vitit 2019 nga frika e Vetingut.

Pjesë e listës së Tiranës është edhe Përparim Spahiu, i cili rezulton se kishte përdorur jshtë vendit makina në pronësi të Drejtorisë së Patentave, kur drejtor ishte vëllai i tij, Ylli Spahiu, aktualisht me dosje në SPAK.

Listën e Fierit, Kryemadhi e ka pasuruar me Ardian Alushin, ish-drejtori i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë, i kallëzuar penalisht për një dëm të shkarkuar shtetit me vlerë 21 milionë euro.

Ish-kryetarja e Bashkisë së Përrenjasit Miranda Rira, e kallëzuar në SPAK për për shpërdorim detyre, kandidon për LSI- në Qarkun e Elbasanit. Në Elbasan, në emër të LSI-së kandidon për deputet edhe Sokol Skura, aktualisht nën masën ‘arrest shtëpie’, pasi u arrestua në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Pika më e fortë e LSI-së në Elbasan është Dashmir Xhika, ish-drejtori i famshëm i ARSH, i arrestuar për afera me vlerë miliona euro.

Dekorata e Metës për Petrit Barën

Monika Kryemadhi dhe Eduart Greci

 

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • E vërteta: 13/03/2021 21:04

    E tha i gjati: suuuuuulm, suuuuuuuulm

    Përgjigju
  • Goni: 13/03/2021 20:15

    Petrit Bara e ka perdhosur bluzen e bardhe, se mjeke te zote e te palodhur ka dhe kurre se kane marre titullin Mjeshter, ndersa ky miliarderi po.Ku e gjeti apartamentin 200 m katror ky???

    Përgjigju
  • Jaho: 13/03/2021 19:51

    Ky eshte nje nga mjeket me te korruptuar qe ka Shqiperia. E ka apartamentin 200 m2 tek Blloku. Ku i gjeti parate?

    Përgjigju
  • raul: 13/03/2021 19:44

    Po Nafije dybekut vetem burgagjinjte , drogmenet, horrat, banditet, te divorcuarat njerzit me te degjeneruar te qytetit i afrohen. Do e mare pergjigjen fallxhorja horoskopike me 25 prill. E ka marre rrugen e mutit leshelija

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja