Emri i Maqedonisë, Zaev: Ja kush e propozoi, përkthimi në shqip s'ka shumë rëndësi

Emri i Maqedonisë, Zaev: Ja kush e propozoi, përkthimi në shqip s'ka shumë rëndësi

Zoran Zaev

Për kryeministrin Zoran Zaev nuk çon pluhur mënyra si do të përkthehet në gjuhën shqipe emri i ri i Maqedonisë. Sipas të parit të Qeverisë, më rëndësi është zgjidhja e emrit. I pyetur se kush e këshilloi që emrin Maqedonia e Ilindenit të përkthehet në siç e quajti ai “Republika Ilinditase e Maqedonisë”, Zaev gishtin drejtori tek partnerët e koalicionit.

E dini që edhe në partinë time kam disa shqiptar, por edhe në koalicion. Në fund të ditës besoj se përkthimi është më pak i rëndësishëm në krahasim me përmbajtjen. Nuk them fare e parëndësishme, është, por çështjet transparente për përkthim do të bëhet në konsultim me qëndrimin e opinionit, ekspertëve dhe do të vendoset si do të përkthehet – tha Zaev, raporton 'alsat-m'. 

Nga BDI vazhdojnë të mbajnë qëndrimin se emri i propozuar në shqip është i qëndrueshëm. Madje zëvendëskryeministri, Bujar Osmani në rrjetin social Facebook, përmes një statusi me dhjetëra gabime drejtshkrimore akuzoi kritikuesit për mentalitet të ulët për shkak të akuzave që u drejtuan atij dhe subjektit tij për përkthimin skandaloz dhe të pakuptimtë Ilindenit.

Por, sipas profesorit Xhelal Zejneli, përkthimi i tillë i emrit, paraqet bastardim të skajshëm të gjuhës shqipe. Ai kritikon edhe qëndrimin e kryeministrit Zoran Zaev duke e quajtur veprim të pakujdesshëm pasi institucionet janë ato që duhet të mbajnë llogari për përpkthimet që bëhen.

Ky përkthim është bërë me nguti dhe në mënyrë jo të saktë. Me këtë punë duhet të merren persona të cilët e njohim gjuhën shqipe mirë. Deklarata e kryeministrit Zaev është absolutisht e papranueshme nga shqiptarët. Emri i ri i shtetit duhet të thuhet edhe në shqip dhe nuk ka asnjë shqiptar në botë që ka pranuar një emër pa përkthim aq më pak një emër me përkthim të shtrembëruar dhe të bastarduar – deklaroi profesori Xhelal Zejneli.

Përkthimi tekstual i emrit Maqedonia e Ilindenit nxiti reagime të shumta në opinion. Në rrjetet sociale, qytetarët ironizuan përkthimin tekstual, duke akuzuar subjektin shqiptar në pushtet për manipulim me opinionin, kujtesë e freskët për qytetarët dhe e ngjashme me atë të vitit 2014 kur kur partnerët e koalicionit aso kohe BDI-VMRO u morën vesh për ndryshimin e stemës shtetërore dhe vendosjen e luanit në të. Madje subjekti shqiptar kishte tentuar të bind opinionin se luani ka elemente shqiptare duke imponuar mendim bashkë historian nga brenda dhe jashtë vendit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur