EMRI/ Kush është shqiptari që u arratis nga burgu në RMV, ishte dënuar me 40 vite për vrasje

EMRI/ Kush është shqiptari që u arratis nga burgu në RMV, ishte dënuar me 40 vite për vrasje

1669118264_8000burgu645x380.jpg

Një i dënuar me 40 vjet heqje lirie, është arratisur nga burgu i Idrizovës gjatë dërgimit të tij për në spital. I dënuari për vrasje, 6 vjet më parë, është nga Tetova, me emrin Bekim Memeti.

Ende mbetet e paqartë dinamika dhe rrjeti që e ka ndihmuar Memetin në arratisje, ndihmesa e mundshme që i është dhënë nga persona të tjerë nga jashtë, ndërkohë që hetimet do të shtrihen tashmë edhe në dy pista.

Për profile të tilla si Mehmeti, burgu i Idrizovës ka kërkuar gjithnjë ndihmë dhe shoqërim nga njësitë speciale, kjo bëhet thuajse për cilindo të dënuar me mbi 10 vjet burg, por për Memetin burgu nuk ka kërkuar ndihmë.

Përveç hetimit të brendshëm nga drejtoria e burgjeve, hetim pritet të ngrejë për përgjegjësi edhe Ministria e Brendshme.

Sipas informacioneve të Alsat, burgu nuk ka pasur dërguar kërkesë pranë MPB-së për ndihmë shoqërimi të të dënuarit, duke ngritur edhe dyshimet për inskenim dhe prapavijë të rastit.


Lajmi kryesor:

Po dërgohej në spital, arratiset shqiptari i dënuari nga furgoni i policisë në RMV! I mori armën policit dhe e plagosi


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Altin Dumani me daljen në media sfidoi hapur presionet politike dhe mediatike! Ka fituar besimin e publikut dhe kanë qenë të suksesshëm

Spahiu: Altin Dumani me daljen në media sfidoi hapur presionet politike dhe mediatike! Ka fituar besimin e publikut dhe kanë qenë të suksesshëm