EMRI/ Organizoi planin për të vrarë tre persona në një lokal, vihet në pranga 41-vjeçari në Pogradec! I dënuar me 7 vjet burg

EMRI/ Organizoi planin për të vrarë tre persona në një lokal, vihet në pranga 41-vjeçari në Pogradec! I dënuar me 7 vjet burg

Foto ilustruese

Një 41-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Pogradecit, pasi akuzohet se kishte planifikuar vrasjen e 3 personave me të cilët thuhet se kishte konflikt.

Burime nga policia bënë me dije se pas hekurave përfundoi Lorenc Kuqo, i cili ishte në kërkim pasi Gjykata e Lartë e ka dënuar me 7 vjet e 3 muaj burg.

Në vitin 2017 41-vjeçari, pas konflikteve për motive të dobëta me 3 persona, kishte planifikuar që t’i vriste ata në ambientet e një lokali.

Ndërhyrja në kohë e Policisë, parandaloi ngjarjen e rëndë. Në atë kohë, Lorenc Kuqos iu sekuestruan 1 automatik kallashnikov, 1 automjet dhe 1 maskë.

Për këtë, Gjykata e Lartë e ka dënuar 41-vjeçarin me 7 vjet e 3 muaj burg, pasi kishte siguruar kushtet dhe mjetet për të vrarë tre personat.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Diell dhe temperatura deri në 15 gradë, parashikimi i motit për sot

Diell dhe temperatura deri në 15 gradë, parashikimi i motit për sot