EMRI/ 'Para drejtësisë', Suedia sjell në pranga 34-vjeçarin me dy identitete, akuzohet për grup të strukturuar kriminal dhe trafik klandestinësh me skaf

EMRI/ 'Para drejtësisë', Suedia sjell në pranga 34-vjeçarin me dy identitete, akuzohet për grup të strukturuar kriminal dhe trafik klandestinësh me skaf

Foto ilustruese

Rinas- Interpol Tirana dhe Policia e Shtetit njoftuan sot (28 Shtator) se ekstraduan nga Suedia një 34-vjeçar me dy identitete, i akuzuar për grup të strukturuar kriminal.

Ai quhet Klajdi Kondo, i njohur edhe si Klajdi Meto.

Grupi ku bënte pjesë ky shtetas, gjatë viteve 2020 dhe 2021, ka transportuar emigrantë, drejt Italisë dhe shteteve të BE-së, ilegalisht, me skaf.

“Si rezultat i koordinimit të informacioneve dhe veprimeve policore, ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Suedi, u finalizua procedura për ekstradimin në Shqipëri të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të arrestuar në Suedi, K. K. alias K. M., (Klajdi Kondo, allias Klajdi mëto), 34 vjeç, i lindur në Fier”, tha policia.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2022, i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal.

“Ai akuzohet se gjatë periudhës 2020-2021, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka transportuar ilegalisht me skaf drejt Italisë dhe shteteve të tjera, kundrejt fitimeve, emigrantë sirianë, egjiptianë dhe iranianë”, tha policia.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Habit neurokirurgu i njohur: ‘Pas 10 vitesh, komunikim në distancë përmes telepatisë!’  Rama: Na tmerrove fare...!

Habit neurokirurgu i njohur: ‘Pas 10 vitesh, komunikim në distancë përmes telepatisë!’ Rama: Na tmerrove fare...!