EMRI/ Ra nga 15 metra lartësi teksa punonte, humb jetën 31-vjeçari shqiptar në Greqi

EMRI/ Ra nga 15 metra lartësi teksa punonte, humb jetën 31-vjeçari shqiptar në Greqi

Pamje nga vendngjarja

Një punëtor shqiptar, ka humbur jetën në Greqi, pasi ka rënë nga një lartësi e konsiderusheme teksa punonte.

Ngjarja e rënndë ka ndodhur mesditën e së premtes në Halyvourgia, teksa 31-vjeçari Erlando Orhanlli , punonte për një kompani teknike në Athinë, e cila merrej me  mirëmbajtjen e çative.

Mediat greke bëjnë me dije se i riu shqiptar është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Volos, por për shkak të plagëve të marra ai ka ndërruar jetë.

Ndër të tjera thuhet se shqiptari mund të ketë rënë nga 15 metra lartësi, ku sipas informacioneve paraprake thuhet se ai humbi ekuilibrin dhe ra.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë