EMRI/ Shqiptari 25-vjeçar prej tetë ditësh i zhdukur në Greqi, familja dhe organizata japin alarmin: Ka arsye që vënë në rrezik jetën e tij!

EMRI/ Shqiptari 25-vjeçar prej tetë ditësh i zhdukur në Greqi, familja dhe organizata japin alarmin: Ka arsye që vënë në rrezik jetën e tij!

Christian Tozai, shqiptari i humbur pa gjurmë

Greqi- Policia greke dhe “Buzëqeshja e Fëmijës” janë në gatishmëri për zhdukjen e 25-vjeçarit shqiptar Christian Tozai, nga zona e Palaio Faliros.

Organizata u njoftua dje (16 Shtator) për zhdukjen e të riut, gjurmët e të cilit humbën më 9 shtator dhe dha alarmin, pasi mund të ketë arsye që e vënë në rrezik jetën e tij. Lajmi u publikua edhe nga mediat greke.

Policia pasi mori njoftimin, konfirmoi se ka nisur kërkimet, kurse familjarët iu drejtuan fillimisht shoqatës “Buzëqeshja e fëmijës” për ndihmë.

Kjo e fundit ka ndarë informacionin me një njoftim, ku vë në dispozicion të qytetarëve edhe numrat e kontaktit, si dhe jep karakteristikat dhe fotografinë e shqiptarit, raporton “CNN” grek.

Mbeten mister rrethanat dhe shkaqet e humbjes prej tetë ditësh të 25-vjeçarit.

Njoftimi nga “Buzëqeshja e Fëmijës”:

“Më datë 09.05.2024, Christian Tozai, me origjinë shqiptare, 25 vjeç, u zhduk nga zona e Paleo Faliro, në Athinë. “Buzëqeshja e Fëmijës” është njoftuar për zhdukjen e tij sot, më 16.09.2024 dhe ka vijuar me publikimin e detajeve të të rriturit, me kërkesë të familjarëve, pasi mund të ketë arsye që e vënë në rrezik jetën e tij. Christian Tozai është 1,80 m i gjatë, i hollë, ka flokë kafe dhe sy kafe. Nuk dihet se çfarë kishte veshur ajo ditën kur u zhduk.

Kushdo që ka ndonjë informacion është i lutur të kontaktojë “Buzëqeshja e Fëmijës” në telefon 24 orë në ditë, në “Linjën Kombëtare për të Rriturit e Humbur - 1017”, në të gjitha Drejtoritë e Policisë në vend si dhe përmes aplikacionit Missing Alert, ku ka informacione të drejtpërdrejta për zhdukjen”.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    DASH rithekson se SPAK është kyçi i luftës ndaj korrupsionit, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Speciet e rralla në Gjirin e Vlorës, peshq helmues, breshka fluturuese e peshkaqenë!

Speciet e rralla në Gjirin e Vlorës, peshq helmues, breshka fluturuese e peshkaqenë!