Emërohet nënkryetari i ri i Bashkisë së Shkodrës, cilat do të jenë detyrat e tij

Emërohet nënkryetari i ri i Bashkisë së Shkodrës, cilat do të jenë detyrat e tij

Ardit Çylybyli

Ardit Çylybyli është nënkryetari i sapoemëruar i Bashkisë së Shkodrës. Emërimi në detyrë, sipas ligjit, është bërë nga kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi.

Emërimi i Çylybylit vjen në përmbushje të angazhimit shtesë të stafit drejtues për koordinimin, menaxhimin dhe ndjekjen e aktiviteteve që sigurojnë zbatimin e ligjit, korrektësinë në punë të administratës publike në zbatimin e ligjit dhe sigurimin e ofrimit të shërbimeve sa më shgejt në kohë për banorët e Bashkisë Shkodër.

Konkretisht, nënkryetari Çylybyli do të menaxhojë çështjet që lidhen me kontrollin e ndërtimeve dhe ndërhyrjeve të ligjshme dhe të paligjshme në territor, kontrollin administrativ kur bëhet fjalë për kundravajtje administrative si zënia e hapësirës publike etj. Po ashtu, ai do të angazhohet në monitorimin, koordinimin dhe inspektimin përmes inspektorëve dhe administratorëve të lagjeve dhe njësive administrative për çështje që kanë lidhje me administrimin vendor dhe shërbimeve pranë komunitetit.

Para marrjes së kësaj detyre, Ardit Çylybyli ka qenë përgjegjës Pranë Drejtorisë së Sherbimeve Bujqësore dhe Pyjore në Bashkinë e Shkodrës.

Ai është aktualisht kryetar i Grupseksionit 2/1 të PD Shkodër, antar i Kryesisë së Degës së PD Shkodër, drejtues i Departamentit të Rinisë dhe Sportit në FRPD të Shqipërisë. Në zgjedhjet politike të vitit 2017, ishte kandidat për deputet në listën e PD- së për qarkun Shkodër.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 13/11/2020 16:37

    A eshte mandati i kryetarit te bashkise katervjecar ? Ademi me ndihmen e Metes eshte ne vitin e gjashte rresht .A nuk eshte antikushtetuese mos deklarimi i zgjedhjeve te pjeseshme lojale ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës