Në fotot që poston në rrjetet sociale duket si kukull e vërtetë, me buzë të trasha, sy të mëdhnj, bel të hollë, gjoks të madh dhe këmbë deri diku elegante, e vërteta është që Enca në variantin “live” duket shumë larg Encës së fotove.
E pranishme mes njerëzve, më shumë sesa një sekssimbol, Enca duket si një “topolake” e lezetshme, që përdor ngjyrat e theksuara në flokë, grim dhe veshje për t’u dukur si Lolitë marramendëse. Me sa duket, në tentativat e saj për të humbur sa më shumë kilogramë në trupin e saj, Enca ka dështuar paksa.
Por gjithsesi, ajo duhet komplimentuar që di ta kurojë aq mirë imazhin e saj si këngëtare e re e skenës, duke u kthyer në pak kohë vajza më e klikuar në internet. Di të jetë e paturpshme në pozat dhe klipet e saj, duke ofruar modelin e këngëtares së lirshme, që di të testojë saktë shijen e publikut.
Me strategjinë e sukseshme në botën e showbizz-it ajo arriti që të bëjë për vete fansa deri në Lindjen e Mesme, të cilët çmenden për perfomancat e saj në klipe.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)