Drejtori i Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga përmes një postimi në Twitter ka ironizuar aleancën mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim me faqen e parë të gazetës Rilindja Demokratike nga viti 2013.
Në faqen e parë të numrit 'RD'-së, organ pranë PD-së, Fuga ka rrethuar me të kuqe njërin prej titujve, ku shkruhet “Koordinatori i LSI-së kapet me 11 zarfe me lekë për blerje votash”.
Postimin Fuga e shoqëron me statusin “Histori e vjetër kjo e akuzave për blerje votash. Faqja e parë e RDgazeta në datën 24 Qershor 2013, kur paralajmëronte fitoren e thellë të PD në zgjedhje" shkruan ai.