Eneida Xhelili bëhet nënë
për herë të parë, lind vajzë

Eneida Xhelili bëhet nënë <br />për herë të parë, lind vajzë
Prezantuesja bukuroshe Eneida Xhelili solli në jetë vajzën e saj parë. Ajo është shtruar në maternitetin “Koço Gliozheni” ku ka patur një lindje të qetë dhe pa probleme.

Në një prononcim për “Shqiptarja .com”, Xhelili u shpreh se si ajo si vogëlushja e saj gëzojnë shëndet të plotë.

"Jemi shumë mirë të dyja. Lindja ishte paracaktuar me operacion çezarian dhe fatmirësisht çdo gjë shkoi pa probleme. Vajza gëzon shëndet të plotë dhe peshn 3 kile e gjysëm, gjithashtu është mjaft e gjatë,”- është shprehur Xhelili.

Sa i përket ngjashmërisë së vajzës prezantuesja e sezonit të parë të “Rreze Dielli” në A1 Report shprehet se vogëlushja ka tipare të përziera nga të dy prindërit. Xhelili është shkëputur përkohësisht nga televizioni për t'iu përkushtuar vajzës të porsalindur.

“Shqiptarja.com” i uron vogëlushes jetë sa më të gjatë dhe të bukur.

(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Valbona turistike, destinacioni i preferuar nga turistët vendas dhe të huaj

Valbona turistike, destinacioni i preferuar nga turistët vendas dhe të huaj