Engjëll Hoxha tek“Mbretëresha e bukur e Linejnit”: Teatri, ëndrra e çdo aktori të ri

Nga Valeria Dedaj

Angazhimi i aktorëve të rinj shqiptarë në skenat teatrore nuk është i lehtë. Megjithatë, Engjëll Hoxha, është një nga ata artist, i cili mendon se nëse vullneti për të qenë pjesë e skenës është e madhe, kjo gjë nuk është e pamundur. Engjëlli luan rolin e Reit në komedinë “Mbretëresha e bukur e Linejnit” me regji të Kiço Londos. Në rol vjen plot lirshmëri, me tiket dhe gjestet që bën gjatë shfaqjes bën për vete publikun e Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.  Vet aktori rrëfen se si u bë pjesë e kësaj shfaqje

 

Ishte një sugjerim nga profesoresha Ermira Gjata. Ndërsa, drejtori më vlerësoi në audicion edhe më mori. Për mua ka qenë një përgjegjësi e dyfishtë, sepse do të luaja me ata dhe duhet që të punoja shumë. Ata që në fillim më ofruan komoditet, duke më trajtuar të barabartë me të. Duke më thënë se nuk jam student. Por kam punuar shumë për këtë rol, më gjithë përkushtimin tim.

Engjëll Hoxha, aktor

Ëndrra e Engjëllit për t’u bërë aktor është e kahershme.

 

Para se të vija në Akademi jam angazhuar edhe në Pallatin e Kulturës në Peshkopi, duke qenë se isha i lirshëm më provonin në skenë edhe kur vinin artistë të tjerë. Por kur kam ardhur në Akademi të Arteve, i kam shembur të gjitha. Kjo është një ëndërr e bërë realitet, sepse unë aktrimin e kam pasur dëshirë që në gjimnaz. Duartrokitjet që kam marrë nga këto shfaqje më kanë bërë që të ndihem krenarë për këtë. Mendoj se ja kam arritur qëllimit, por mendoj se kam një rrugë të gjatë përpara.

Engjëll Hoxha, aktor

Për të punuar në profesion si aktor, Engjelli mendon se nuk do t’ia dilte dot pa mbështetjen e prindërve.

Mbaj mend që na kishte thënë zysh Mira që është në shfaqje, se ky profesion do që të jesh i pasur, gjatë kësaj kohe të duhet ndihmë ekonomike. Teatri është ëndrra e të gjithë aktorëve, ndërsa nga ana monetare të ngroh më shumë televizioni. Një aktor nuk jeton dot me një punë, i duhen dy apo tre që të bëjë një jetë normale. Unë kam pasur mbështetjen e prindërve.

Engjëll Hoxha, aktor

Shprehet se mirëpret çdo lloj roli, por, dëshira e tij është që një ditë të punoi me regjisorin Altin Basha

“Altin Basha, ëndërr e kam të punoj me të në teatër”. u shpreh aktori Engjëll Hoxha.

Engjëll Hoxha për herë të parë në skenë është ngjitur tek Metrofest me regji të Shkëlzen Berishës.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë