Enno Bozdo në Report Tv: Kuvendi i 11 Dhjetori shterues, por duhet një lidership përtej Berishës dhe Bashës

Për Enno Bozdon, Partia Demokratike ka nevojë për një brez të tretë në krye të saj që e tejkalon Berishën apo Bashën. Deklarata u bë në emisionin ‘Kontrast’ në Report TV ku Bozdo tha se treguesi kryesor që demokratët duan ndryshim është edhe pjesëmarrja e madhe te Kuvendi i Berishës. Duke folur per referendumin e nesërm, Bozdo tha se në çdo degë janë ngritur komisionet e votimit.

“Për mua Kuvendi i  11 Dhjetorit ka qenë shterues. Jam shumë i bindur se numri i delegatëve pjesëmarrës ka qenë i saktë. Atë ditë në Arenën Kombëtare janë mbledhur mbi 10 mijë demokratë dhe ishte e vetmja mënyrë për t’i treguar opinionin publik se shifrat flasin vetë. Kur ti do të bësh një Kuvend dhe të realizosh kuorumin e nevojshëm që është rreth 3 mijë, duhet së pari të kesh sallën që të ketë mbi dyfishin. Deri më sot nuk është marrë njeri me këtë seriozisht” - tha Bozdo.

Emisioni i plotë (17.12.2021)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:41
Propozimi i Bozdos: Nuk kishte nevojë për dy kuvende, mjaftonte një referendum për krizën në PD

 

Për Enno Bozdon kriza e lidershipit të PD-së dhe mungesa e opozitarizmit kundrejt mazhorancës është një emergjencë që duhet zgjidhur sa më parë. Për ‘Kontrast’ në Report TV ai tha se edhe organizimi i dy kuvendeve është i tepërt për aq kohë sa palët mund ta zgjidhnin bashkërisht përmes një referendumi.

“Jemi në situatën ku lidershipi i PD sfidohet publikisht, edhe nga Sali Berisha. Nuk kishte nevojë të bënim dy kuvende, organizonim një komision të përbashkët dhe shkonim në referendum dhe këtu mbyllej kjo histori. Ne kemi katër muaj që nuk bëjmë opozitë ndërkohë që kemi përballë një monstër. Kalojnë marrëveshje dhe ligje dhe palët e kalojnë me batuta me njëri-tjetrin. Kjo histori në një mënyrë apo një tjetër do të shkojë drejt fundit. Duhet zgjidhur përfundimisht kriza e lidershipit si dhe t’i bëhet opozitë atij që ka përballë. Këto duhet më duhen mua si demokrat nga PD” – tha Enno Bozdo në panelin me gazetarët Lorenc Vangjeli e Denis Minga.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?