Përkundër pretendimeve të familjes Arrazi, familjarët e Almës pretendojnë se dhuna ndaj saj ka qenë e pranishme në të gjitha format.
Për mediat, ata thanë se konfliktet nisën vite më parë kur Erdgysi kishte krijuar një lidhje jashtëmartesore. Sapo e kishte marrë vesh Alma, lidhja ishte ndërprerë por së fundmi, Erdgysi ishte lidhur me një 18-vjeçare. Kulmi i mosmarrëveshjeve kishte arritur muajin e fundit, kur në telefonin e bashkëshortit të saj, kishte gjetur videot me vajzën.
Babai i Almës tregon se i kishte kërkuar së bijës ta linte bashkëshortin, por ajo nuk kishte pranuar për shkak të parimeve. shpesh bashkëshorti bëhej agresiv, duke kërkuar edhe që t’i mbante ai fëmijët.
Genta Bushati thotë se motra e saj kishte përjetuar stres të fortë nga tradhtia. Së fundmi ata jetonin në dhoma të ndara. Ndërsa ka patur jo pak raste, sipas asaj që Alma i rrëfente së motrës, që Ergysi e ofendonte dhe e fyente.
Familjarët thonë se për lidhjen e Ergysit kishin qenë në dijeni të gjithë familjarët e tjerë të tij, madje edhe kunata me të cilën ndodheshin në lokal.
Në një bisedë që ka pasur me Gentën, ajo i ka treguar se si në momentin e fundit, përpara lokal “Panorama”, kalon Ergys Arrazi së bashku me të dashurën e tij. gjë që dyshohet të ketë ndikuar në përkeqësimin e gjendjes shpirtërore të Almës.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
6 Janar, 20:03
Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?
-
I tmerrshëm
74.6%
-
Normal
19.9%
-
Nuk e di
5.5%
Vota total: 1863
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zbardhet dëshmia e kunatës së Alma Arrazit: Po ta dija se do mbytej bashkë me fëmijët s’do ta kisha lënë kurrë
14 Maj 2024, 13:48
-
Kartela e Erdgys Arrazit/ 'Kishte marrëdhënie të mira', kush e vizitoi gjatë dy muajve burg kur u arrestua për drogë
12 Maj 2024, 22:51
-
VIDEO/ Tragjedia e Shkodrës, Report Tv rindërton dinamikën e ngjarjes! Nëna me 3 fëmijët s’u hodh nga ura, u mbytën në breg të lumit Buna
10 Maj 2024, 13:00
-
Tragjedia në Shkodër/ Momentet e fundit të Alma Arrazit me tre fëmijët për dore buzë Bunës, para se të mbyteshin në lumë (VIDEO)
9 Maj 2024, 16:02
-
U hodh në Bunë me fëmijët, mjeku psikiatër: Alma Arrazi s'kishte probleme të shëndetit mendor! Para dy vitesh mori shërbim për ankth, s'u trajtua
8 Maj 2024, 10:37
-
Tragjedia në Bunë/ Alma Arrazi prehet në Durrës pranë të ëmës, përcillet mes lotësh! Djali dhe vajza varrosen në Shkodër, i ati s'lejohet të marrë pjesë
8 Maj 2024, 09:40
-
Monika Stafa: Fluturim mbi Bunë
7 Maj 2024, 16:43
-
Babai i Alma Arrazit flet për ‘Pa Gjurmë’: Vajza ime nuk varroset te Erdgysi sa të jem gjallë unë, do prehet pranë të emës në Durrës! I thoja ndahu
7 Maj 2024, 16:10
-
Teologu Çako: Nëna ka bërë një krim, të vrasësh 3 fëmijët për inat të burrit është tmerr! Psikologia: OJF-të të heshtin, kanë dështuar
7 Maj 2024, 14:18
-
Tragjedia e “antikitetit modern”! Alma, mendja mashkullore e një gruaje të çnderuar
7 Maj 2024, 13:43
-
Gruaja me 3 fëmijët u mbyt në Bunë, lihet në burg Erdgys Arrazi! Akuzohet për 'shkaktim të vetëvrasjes'
7 Maj 2024, 13:34
-
Tragjedia në Shkodër, motra e Alma Arrazit për Report Tv: Mi ka treguar të gjitha, tradhtinë e ofendimet! Burrin e pa me të dashurën, nuk ikte se s'i jepte fëmijët
7 Maj 2024, 13:10