‘Erdogan sulltani, Rama pashai’, si e komentojnë mediat greke vizitën e presidentit turk në Shqipëri
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan
Në prag të vizitës së presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan në Tiranë, mediat greke kanë komentuar qëllimet e ardhjes së tij sipas tyre, në vendin tonë.
Disa nga portalet dhe gazetat e njohura në shtetin helen shkruajnë se marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Tiranës janë aq të ngushta sa presidenti Erdogan konsiderohet si sulltan dhe kryeministri Rama si pasha, duke iu referuar kohës kur Shqipëria ishte pjesë e Perandorisë Osmane.
Më tej të përditshmet greke shkruajnë se Ankaraja do të ushtrojë presion ndaj vendeve të tjera për të njohur Pavarësinë e Kosovës përmes marrëveshjeve sekrete, me kusht që Prishtina dhe Tirana të dëbojnë gylenistët.
Mediat pretendojnë se Erdogan po kërkon të krijojë Shqipërinë e Madhe, të cilën e sheh si provincë të Perandorisë Osmane.
"Nga sa më sipër kuptojmë se vizita e Erdoganit në Shqipëri ka për qëllim garantimin e mbështetjes për mikun e tij, Rama, në mënyrë që Shqipëria të mos anëtarësohet menjëherë në BE dhe sigurisht jo përpara zgjidhjes së çështjes së Kosovës, duke u përpjekur kështu të luajë rolin e rregullator të zhvillimeve në Ballkan, duke lëvizur fijet për krijimin e Shqipërisë së Madhe, të cilën e sheh si një provincë të Perandorisë Osmane që kërkon ta ringjallë", shkruajnë mediat greke.
Në 17 janar, presidenti Erdogan do të vizitojë Shqipërinë me rastin e inaugurimit të shtëpive të ndërtuara nga turqit, për banorët që mbetën të pastrehë nga tërmeti i 26 nëntorit.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Presidenti i ri duhet të jetë i PS apo i opozitës?
-
PS
57.9%
-
Opozitës
13%
-
Konsensual
29.1%
Vota total: 2278
Lajme të tjera
-
Ish-deputeti Ligor Karamelo për Report Tv: Çështja çame nuk ekziston! Meta po bllokon çështjen e detit për interesat e tij personale
27 Maj, 17:50
-
Lezha çel zyrtarisht me festë sezonin turistik, Pjerin Ndreu: Atraksion i veçantë, mbretëresha e gastronomisë
27 Maj, 16:51
-
Rama ndan foto nga aksioni i pastrimit në gjithë vendin: Do vazhdojë edhe gjatë sezonit turistik, t’i japim fund kësaj marrëzie
27 Maj, 16:05
-
Kujt i takon pushteti në demokraci ..?
27 Maj, 15:24
-
Inat shqiptari
27 Maj, 09:46
-
26 vjet nga zgjedhjet e 26 Majit 1996, 7 dëshmi tronditëse për krimet e pandëshkuara të pushtetit të Berishës! Dhunë, prita, rrëmbime dhe urdhra për eliminime fizike
26 Maj, 19:40
-
Rikonstruktimi i spitalit Infektiv, Rama: Sistemi i sigurisë i garantuar, në korrik do ju rrisim rrogat! Çomo: E pabesueshme, ëndërr që po bëhet realitet
26 Maj, 12:05
-
Greqi/ Arrestohet 30-vjeçari shqiptar, tentoi të përdhunonte polaken që njohu në Facebook, e goditi me grusht kur refuzoi marrëdhënien intime
26 Maj, 10:04
-
Kush e mendonte Tiranën si dje?
26 Maj, 09:01
-
Ylli Pata: 'Rastësia' e 'Pashalimanit në NATO'-ditën e finales europiane në Tiranë
25 Maj, 17:27
-
Rama zbulon projektin: Bazë detare të NATO-s në Shqipëri! Komandanti i Operacionales: Shqipëria, vëllai i madh i vendeve të rajonit
25 Maj, 16:06
-
Vuçiç dhe Rama, nga shkëndijat deri te miqësia
25 Maj, 15:47
Te mos ishte Turqia dhe sidomos ktyeministrja e asaj periudhe zonja Tansu Ciler Greqia do ta kishte pushtuar ate qe e quan edhe sot Vorio Epir ne vitin e mbrapshte 1997
PërgjigjuFisk tezat qe percjellin edhe mediat tona pellazge
Përgjigju