Erdogan president i Turqisë për një mandat të tretë! Politikanë të ndryshëm në botë e përgëzojnë! Rama e Begaj: Miqësia mes dy vendeve tona do rritet

Pas rizgjedhjes së Recep Tayip Erdogan në krye të shtetit të Turqisë për një mandat të tretë si president, liderë të Evropës kanë shprehur urimet e tyre duke i shprehur edhe dëshirën për thellbimin e marrëvdhënieve mes vendeve të tyre dhe Turqisë.

Për fitoren e Erdogan ka reaguar edhe Rama e Begaj të cilët e kanë uruar nëpërmjet postimeve në rrjetet e tyre sociale. Rama ka zgjedhur një urim në gjuhën shqipe dhe turke ndërsa Begaj në urimin e tij shprehet se miqësia mes Turqisë dhe Shqipërisë do vijojë të rritet.

“Urime fitoren Zoti President”- shkruan Rama.

“Urime të përzemërta Erdogan në rizgjedhjen tuaj! Partneriteti dhe miqësia vëllazërore mes Shqipërisë dhe Turqisë do të vazhdojnë dhe do të rritet më tej”-shkruan Begaj në urimin e tij.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin i cili njihet edhe si aleat Erdogan, e ka quajtur fitoren e tij një rezultat të pritshëm që sipas tij vjen për shkak të punës së palodhur që Erdogan ka bërë për popullin turk.  Një urim erdhi nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

"  Shpresojmë të zhvillojmë bashkëpunimin tonë për sigurinë dhe stabilitetin e Evropës dhe të forcojmë më tej partneritetin tonë strategjik për të mirën e vendeve tona", shkroi Zelensky në Twitter.

Nga ana tjetër ka pasur edhe reagime nga kryeministri i Hungarisë Viktor Orban i cili e ka konsideruar fitoren e Erdogan të padiskutueshme dhe gjithashtu presidenti serb, Aleksandër Vuçiç i cili ka uruar Erdoganin duke shprehur  edhe dëshirën për forcimin e marrëdhënieve me Turqinë që është një faktor i rëndësishëm në arenën ndërkombëtare.

Erdogan arriti të fitonte në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Turqi përballë rivalit të tij më të fortë opozitar, Kemal Kilicdaroglu. Me këtë fitore, Erdogan ndër njerëzit më jetëgjatë që ka mbajtur pushtetin në Turqi që prej vitit 2001 kur ka qenë si fillim kryeministër dhe më pas u bë president me ndryshimin e sistemit qeverisës të Turqisë nga republikë Parlamentare në Republikë Presidenciale.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:47
Putin përgëzon Erdoganin: Fitorja në zgjedhje ishte rezultat i natyrshëm i punës tuaj vetëmohuese për popullin turk

Presidenti rus Vladimir Putin ka uruar Recep Tayyip Erdogan për rizgjedhjen e tij që sipas Kremlinit ishte diçka e dukshme dhe e natyrshme.

“Fitorja e zgjedhjeve ishte rezultat i natyrshëm i punës suaj vetëmohuese si kreu i Republikës së Turqisë, dëshmi e qartë e mbështetjes së popullit turk për përpjekjet tuaja për të forcuar sovranitetin shtetëror dhe për të zhvilluar një politikë të jashtme të pavarur”, thuhet në letrën e Putinit.

Erdogan dhe Putin kanë qenë aleatë për një kohë të gjatë, dhe Turqia ka qenë më neutrale në pushtimin rus të Ukrainës në krahasim me aleatët e saj të NATO-s.

Ora 21:09
Erdogan president i Turqisë për një mandat të tretë, Orban: Fitore e padiskutueshme në zgjedhje

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka uruar presidentin turk, Recep Tayip Erdogan për fitoren e tij në Turqi, duke e quajtur atë si një fitore të padiskutueshme.

Orban së bashku me Ramën ishin ndër të parët liderë që e uruan Erdoganin për fitoren e tij.

 “Urime Presidentit Erdogan për fitoren e tij të padiskutueshme në zgjedhje!” duke shtuar, “Tebrikler, Sayın Cumhurbaşkanı!” që do të thotë “Urime zoti President” në turqisht.

Ora 20:56
Basha përgëzon Erdoganin për fitoren: Pjesëmarrja masive e popullit turk tregoi forcën e madhe! Shpresojmë në rritje të mbështetjes për Shqipërinë

1684669836_1679211917800063a973cbbeaf0.png

Ish kryedemokrati, Lulzim Basha përgëzuar Erdoganin për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale, duke theksuar se pjesëmarrja masive e qytetarëve në zgjedhje tregoi forcën për të zgjedhur se kush do t'i qeveriste. 

"Urime Presidentit Rexhep Taip Erdogan që fitoi një mandat të ri në krye të Republikës së Turqisë, një vend i madh mik i Shqipërisë dhe i shqiptarëve. Gara zgjedhore shumë e fortë dhe pjesëmarrja masive e popullit turk në zgjedhje tregojnë forcën e madhe të njerëzve për të zgjedhur qeverisjen e tyre. Shpresojmë që bashkëpunimi i fortë mes nesh, lidhjet e ngushta dhe mbështetja e Turqisë për shqiptarët të forcohen edhe më shumë"-thuhet në reagimin e Bashës. 

Ora 20:30
Begaj uron Erdoganin në rizgjedhjen si president i Turqisë: Miqësia vëllazërore mes vendeve tona do rritet më tej

1683911182_begaj.jpg

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka uruar homologun e tij, Recep Tayip Erdogan për zgjedhjen e tij si president i Turqisë për një mandat të tretë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social twitter, Begaj shkruan se miqësia mes Turqisë dhe Shqipërisë do vijojë të rritet më tej.

“Urime të përzemërta Erdogan në rizgjedhjen tuaj! Partneriteti dhe miqësia vëllazërore mes Shqipërisë dhe Turqisë do të vazhdojnë dhe do të rritet më tej”-shkruan Begaj.

Ora 20:21
Vuçiç uron Erdogan për fitoren në Turqi: Urime mik i dashur, pres të forcojmë më tej marrëdhëniet tona

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka uruar Recep Tayip Erdogan për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale në Turqi. Nëpërmjet një postimi në tëitter, Vuçiç ka shkruar se pret që të thellojnë bashkëpunimin Turqi-Serbi.

“Urime, mik i dashur, Erdogan në rizgjedhjen tuaj. Unë kam besim se ju do të mbeteni të përkushtuar ndaj zhvillimit të vazhdueshëm të vendit tuaj dhe mirëqenies së qytetarëve të tij. Në Serbi, ne presim të forcojmë më tej marrëdhënien tonë, bazuar në respektin dhe miqësinë reciproke”-  shkruan Vuçiç.

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja