Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 Nëntor Altin Dumani?

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 Nëntor Altin Dumani?

Kreu i SPAK Altin Dumani

Altin Dumani tregoi dje (23 nëntor) në intervistën e tij në RTSH se çfarë do të thotë të jesh një funksionar i përgjegjshëm. Ai reflektoi kulturen shtetarit të aftë të ngrihet në lartesinë e detyrës së tij.

Ai demonstroi profesionalizëm, përkushtim, përgjegjshmëri dhe nivel të lartë etike, qytetarie, modestie, vetpërmbajtjeje e sinqeriteti.

Perballë akuzave banale të bëra nga armiqtë e SPAK-ut, mbushur me gjuhë ordinere shpifjesh, linçimesh, fyerjesh nga me të fëlliqurat, ai vuri si pasqyrë qytetarinë duke treguar para shqiptarëve kontrastin e thellë me ta, çfarë ishte vërtetë shkaterruese për ta.

Lufta që opozita ka hapur me Dumanin është vetëvrasëse. Duke akuzuar për korrupsion, pa asnjë provë, pikërisht ata që sot janë nën akuzë për pasuritë e tyre përrallore te krijuara duke abuzuar me detyrën, në fakt thjesht godasin me kokë një mur të pathyeshëm. 

Sigurisht, SPAK ka akoma shumë për të bërë dhe shumë gjëra për të korriguar, por ai është i vetmi institucion që po punon me përgjegjësi, pavarësi e profesionalizëm duke ua futur të dridhurat të gjithëve, majtas e djathtas.

Pikërisht për këtë arsye ai edhe po luftohet egërsisht nga qeveria dhe opozita bashkë. Ndërsa Berisha akuzon me gjuhën e tij ordinere, Rama e pengon institucionalisht duke ngritur edhe komision parlamentar kundër tij.

Spaku ka bërë që, për herë të parë në 34 vjet, të vihen në bankën e të akuzuarve njerëz të paprekshëm, të paimagjinueshëm se mund të merreshin ndonjëherë në hetim.

Per këtë arsye, ai është e vetmja mënyrë që disa njerez që mbajnë peng prej dekadash këtë vend, të mund të shkulen nga politika për të dhënë llogari para drejtësisë.

Kjo bën që SPAK-u të jetë i vetmi institucion që jep shpresë se diçka në këtë vend mund të ndryshojë.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lushnja1: 24/11/2024 10:14

    Nga dy gjera ka vuajtur ky vend 1 meritokracia 2 drejtesia Te dyten po mundohe spak e bkh te paren pasi te bejme te dyten Urime Dumanit e Bkh

    Përgjigju
  • Gjergj: 24/11/2024 09:47

    Kemi 35 vjet qè kultivojmè HAJDUTÈRINÈ DHE ANALFABETIZMIN ME 6 DIPLLOMA KRISTALI. Aq e tmerrshme èshtè kjo gjèndje, saqè duhet tè jesh shumè optimist, pèr tè parè njè dritè shprese pèr momentin. SPAK, èshtè kjo dritè shprese. Njè fshat i vogèl si Shqipèria, qè terrorizohej prej dekadash nga vrasès, pèrdhunues dhe hajdutè me imunitet politik, po zgjohet çdo mèngjes, dhe dègjon se hajduti i radhès ka pèrfunduar nè pranga. Shqiptarèt, nuk u besojnè mè as shqisave tè tyre. Ajo qè dukej e paarritshme, po ndodh para syve tè tyre. Edhe pse çdo mbrèmje, popullata bombardohet me "habere darke" nga tè njèjtat fytyra nè shèrbim tè tè arrestuarve nga SPAK, qè pèrpiqen me gjuhèn e gjarprit, tè shpèrndajnè helmin e hajdutèrisè pèr tè nesèrmen qè po vjen PA ATA SI TELLALLÈ,,,shqiptarèt e ndjejnè se diçka esenciale po ndryshon nè kètè vènd dhe kètè ndryshim nuk e ndal dot mè askush,,,edhe Edi Rama jo,,qè èshtè pa as mè tè voglin dyshim ,pjesè e kètij kontigjenti qè duhet tè pèrgjigjet para drejtèsisè. Èshtè koha pèr ndryshim, nga hajdutèria dhe talibanizmi, kah civilizimi europian. A do mundemi t,ia dalèm dot? Apo jemi shkatèrruar pèrbrènda aq shumè saqè jemi kthyer nè shèrbètorè tè sè keqes qè pèllasin DUAM BABÈN?

    Përgjigju
  • Adi: 24/11/2024 09:25

    Tjetër herë mos thuani që nuk është e mundur të vijë pranvera edhe me vetëm një lule! Pra TI mund ta ndryshosh botën! Edhe një tjetër na e tha Dumani: Mos shiqoni TV por punoni se vetëm duke punuar nuk do keni kohë t'i dëgjoni si ju përqeshin!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)