Erion Isai i bën video surprizë bashkëshortes: Zoti më ka bekuar me ty! Ajlin përlotet live në emision...

Ka qenë një rrëfim shumë i sinqertë ai i Ajlin Petrelës sot në studion e “Rreze Dielli”, ku ka folur për eksperiencën e saj si drejtoreshë e Qendrës Kulturore TEN, dhe nismën e ndërmarrë për kurse falas, me qëllimin për të edukuar me art fëmijët.

Mëgjithatë, nuk kishte si t’i mungonte kësaj bisede, rrëfimi i Ajlinit për njohjen me Erion Isain, për të cilin thotë se e ka njohur si artist dhe jo si politikan. Futjen e këtij të fundit në politikë, e konsideron si diçka që e plotëson bashkëshortin e saj.

E kam njohur si artist Erionin, ia kam njohur ambicien. Mendoja se dashuria për teatrin do ta stoponte që të futej në politikë. Por nuk arrita dot që të mos lejoja perfshirjen e tij në politikë. Cfare mbush Erionin më mbush dhe mua. Është e vështirë përshtatja si bashkëshorte e një kryetari bashkie, ‘ruhem’ të jem më e kujdeshshme, shpeshherë më rrëshqet situata”, thotë në “Rreze Dielli” regjisorja e njohur.

Lidhjen e ngushtë mes tyre e kanë treguar gjithmonë edhe në daljen publike.

Edhe në këtë intervistë të bashkëshortes së tij, Erion Isai nuk kishte si të mos e surprizonte me një video mesazh ku i shpreh rëndësinë e të pasurit në krah një njeri që të kupton dhe siç thotë ky i fundit, një njeri që kthehet në bekim!

D.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët