Erion Kristo: Shqiptari tronditet vetëm nga futbolli, edhe ta pickosh në prapanicë, nuk ngrihet që të reagojë

“Shqiptari tronditet vetëm nga ndeshjet e futbollit. Është e vetmja gjë që e trondit. Edhe ta pickosh në prapanicë, shqiptari nuk ngrihet”-është shprehur kështu sot në emisionin “Rreze Dielli” pedagogu i mirënjohur Erion Kristo, i revoltuar me apatinë e shoqërisë shqiptare për problemet e shumta sociale apo keqqeverisjen. I ftuar në emision për të diskutuar pikërisht përse ka kaq pak ndjeshmëri sociale mes qytetarëve për të reaguar, Kristo tha se ka një perceptim të gabuar se shqiptarët reagojnë vetëm për partitë politike, por as kjo nuk është e vërtetë. 

Ta sqarojmë një herë e mirë, shqiptarët nuk ngrihen as për partitë politike por marrin para në dorë kesh dhe nga një sanduiç me një copë sallator. Ne as në Facebook nuk bëjmë dot një protestë, kaq të mbaruar jemi.

Erion Kristo, pedagog

I ftuar në emision ishte dhe avokati Adriatik Lapaj, aktivist i njohur i shumë kauzave civile, që luftoi fort veçanërisht për banorët e Zharrëzës. Lapaj tha se keqqeverisja këto 30 vite ka shfrytëzuar përçarjen e qytetarëve të cilët reagojnë vetëm për hallet e tyre. 

Ka një mentalitet këtu që unë çohem dhe reagoj vetëm kur kazma e pushtetit apo e liga më vjen tek dera e shtëpisë. Një gjë është e sigurt, nëse ti do reagosh në këtë mënyrë, kazma e pushtetit do të jetë aq e fortë dhe ti do jesh aq vetëm, saqë do të të rrënojë dhe ti nuk ke fuqi për ta ndalur. Pikërisht kjo i ka vlejtur keqqeverisjes në Shqipëri në këto 30 vjet. 

Adriatik Lapaj, avokat

Ajo çka është interesante, është se sa herë shfaqet një fenomen social, një episod që tregon dhunën apo forcën e pushtetit kundrejt qytetarit të pambrojtur, apo ngjarje e rëndë që tregon problemet e thella të kësaj shoqërie, shumë njerëz kanë vetëm një pyetje: Ku është shoqëria civile dhe pse nuk reagon? Në fakt shoqëria civile që presim, jemi vetë ne. Por është ndërgjegja kolektive ajo që krijon mundësinë për të pasur dhe një reagim civil si shoqëri.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale