“Dy herët e para paska bërë Luli gol, edhe kur mori votat për deputet, edhe për kryetar bashkie. Në datën 21 qershor kemi ndeshjen e kthimit. T’i bëjmë një gol dhe ta çojmë në shtëpi”, -është shprehur Veliaj gjatë një takimi me banorë të njësisë numër 7 në kryeqytet.
Çështja e legalizimeve dhe rrugët e shkatërruara ishin dy nga shqetësimet kryesore që banorët e kësaj njësie i shprehën kandidatit të koalicionit të majtë për bashkinë e Tiranës Erion Veliaj i cili deklaroi se “sot kemi 400 pallate që janë pa hipotekë dhe ndryshe nga 4 vjet më parë kur kryebashkiaku acktual premtonte dhënien e hipotekave, ato nuk u dhanë kurrë”
“Për 4 vjet këtu s’është vënë asnjë send, asnjë tullë dhe rrugët janë copë copë”,-u shpreh një banorë. “Mua më intereson rruga dhe të bëhen legalizimet”,-tha një tjetër.
Deputetja e PS Vasilika Hysi, theksoi se në 2005 Basha premtoi shumë por nuk bëri asgjë ,"Edhe në 2013 erdhi për të marrë vota, por shikojeni rrugën se si është”-tha ajo.
Ndërkohë Veliaj tha para banorëve duke iu kërkuar votën më 21 qershor se vetëm dy janë zgjidhjet “të qëndrojnë të gënjyer sërisht ose të provojmë dikë që e ka treguar me punë se ç‘di të bëjë”.
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO