Ermal Mamaqi: Kam shitur
paketa cigaresh kur isha 12 vjeç

Ermal Mamaqi: Kam shitur<br />paketa cigaresh kur isha 12 vjeç
Komediani dhe këngëtari i njohur Ermal Mamaqi ka rrëfyer për emisionin ''Zonë e Lirë'' disa nga vështirësitë që ka hasur në jetën e tij.

Pavarësisht se gjatë gjithë kohës e shikojmë të qeshur Ermali është bërë ''serioz'' dhe ka treguar se në moshën 12-vjeçare ka pasur një periudhë të vështirë financiare, ku tregon se është detyruar të shesë paketa cigaresh pas një largimi të së ëmës nga puna. 

“Kam qenë 12 vjeç, kur fillova të dilja të shisja cigare në rrugë gjatë gjithë ditës në periudhën e verës, afër një dyqani mishi. Ndonjëherë vinte dhe vëllai për të më ndihmuar. Kam pasur dëshirë që në moshë të vogël për të qenë i pavarur. Motivimi fillestar që kam pasur në jetë ka qenë për të ndihmuar familje dhe për të larë borxhet. Jeta ka qenë e vështirë shumë atëherë, edhe pse dhe sot ka ende shumë familje që vuajnë. Ajo që më motivoi më shumë ka qenë ndihma për familjen. Unë u edukova me këtë frymë dhe njeriu duhet të jetë i mirë për familjen e vet”, ka përfunduar Ermali.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com 
 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën