Edhe pse vetë është moderator ai merr pjesë gjithashtu edhe në intervista të ndryshme. Por sapo përmendet emri i tij vëmendja do të ishte maksimale pasi ai di se si ta bëjë për vete audiencën.
 
Pasi u transmetua në televizion pjesa e parë e emisionit “Xing me Ermalin”,ai u kritikua se kishte kopjuar disa pjesë të emisionit, megjithatë ai e pranon këtë fakt. 
 
Në një intervistë me Elita Rudin në emisionin “Elite Zone”, Ermal Mamaqi rrëfeu arritjet e tij të reja në karrierë. “Audienca është dhjetëfishuar, gjithashtu edhe rroga ime", ka thënë me plot humor ai. 

I pyetur nga prezantuesja për shifrën ekzakte, ai ka hezituar të tregojë duke thënë: “Do që të shkaktojmë tërmete?!”. 

Gjithashtu Ermali ka pranuar se disa pjesë të emisionit të tij "Xing me Ermalin", i ka kopjuar nga programi i moderatores së famshme amerikane, Ellen DeGeneres. 

Ai u shpreh se disa ide të sajat i ishin dukur tepër për të qeshur dhe ishte munduar të bënte versionin shqiptar të intervistës, por që nuk kishte ndërmend ta fshihte një gjë të tillë.

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)