Ermira Babaliu pushon në Tiranë

Ermira Babaliu pushon në Tiranë
Këngëtarja Ermira Bababliu është kthyer nga Amerika për të pushuar në Shqipëri. Ajo do të qëndrojë rreth një muaj. Për shqipatarja.com Babaliu sqaroi, se nuk ka ndërmend të jap ndonje koncert, por ka nevojë të çmallet me nënën e saj.

Të mërkurën në mbremje Ermira Babaliu ka qenë e pranishme në shfaqjen e dokumentarit "Artistja rebele" të Lumturi Blloshmit (nga dhe ku është realizuar kjo foto). Babaliu ka pozuar me regjisoren Nadire Buzo dhe piktoren e madhe Lumturi Blloshmi dhe protagonistë të tjerë të këtij dokumentari.

ermira babaliu

Dokumentari u ndoq nga dhjetëra pesonalitete të njohura ku skenaristja dhe regjisorja Buzo emocionoi publikun me portretin artistik dhe biografik të piktores. Këngëtarja Babaliu, duket se ka mall edhe për jetën kulturore të Tiranës, të cilën ajo vet e ka braktisur duke mërguar në SHBA.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit “THASH&THEM” të gazetës “Shqiptarja.com”

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë