Ermonela Jaho u pranua si anëtare e jashtme e Akademisë së Shkencave, Yuri Kim: Urime, talenti yt një dritë e bukur në këtë botë

Ermonela Jaho u pranua si anëtare e jashtme e Akademisë së Shkencave, Yuri Kim: Urime, talenti yt një dritë e bukur në këtë botë

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikes në Tiranë, Yuri Kim ka uruar sopranon Ermonela Jaho, e cila u pranua sot si anëtare e jashtme e Akademisë së Shkencave.

Me një postim në Twitter, Kim e falenderon Jahon që ka përdorur talentin e saj "për të ndriçuar botën".

“Urime Ermonela Jaho! Faleminderit që keni përdorur talentin tuaj, një dritë e bukur në këtë botën. Fansat tuaj amerikanë janë po aq krenarë për ju sa ata shqiptarë”, shkruan Kim.

Në Akademinë e Shkencave, u pranuan sot 17 personalitete të shquara si akademikë të jashtëm, pas Reformës së kryer në Akademinë e Shkencave në vitin 2019. Personalitetet e pranuar janë: Ermonela Jaho, Elton Prifti, Sokrat Sinaj, Fioralba Cakoni, Bardhyl Demiraj, Bajram Berisha, Mira Mezini, Ardian Ndreca, Ardian Vehbiu, Kujtim Shala, Eno Koço, Fetah Podvorica, Ali Aliu, Luan Starova, Matteo Mandalà, Francesco Altimari, Rexhep Ismajli.

Kryeministri Edi Rama e cilësoi sot si të suksesshme Reformën në Akademinë e Shkencave, ku vlerësoi mes të tjerash edhe rolin e drejtuesit Skënder Gjinushi, teksa tha se në një kohë të shkurtër ka arritur që ta shpëtojë atë nga ‘alergjia’ e tij për Akademinë e Shkencave. Rama tha se Reforma në vitin 2019 bëri që të ketë një kapërcim real mes dy epokash, për më të lartin kërkim shkencor shqiptar në vend.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Dosjet e vjetra kriminale, Balla në DVP Korçë: Të vendosim para drejtësisë personat e përfshirë

Dosjet e vjetra kriminale, Balla në DVP Korçë: Të vendosim para drejtësisë personat e përfshirë