Erozioni dëmton rrugën nacionale Kukës-Peshkopi, drejtuesit e mjeteve: Shqetësim i madh, në dimër do bëhet edhe më problem

Rreth 17 fshatra të njësisë administrative Bicaj rrezikojnë të izolohen gjatë stinës  së dimrit për shkak se një pjesë e segmetit rrugor Qafë Kolesjan- Bushtricë  është tërësisht e dëmtuar.

Drejtuesit e mjeteve që lëvizin në këtë rrugë shprehen se në dimër është vështirë të kalosh për shkak të ngricave dhe bores dhe duhen të të marren masa për rehabilitimin e pjesëve të dëmtuara, pasi në të kundërt rrezikojnë që dimrin ta kalojnë të izoluar.

“Në fakt kjo pjesa këtu është shumë shqetësuese, burim aksidentesh. Tani dimri po afron dhe do jetë shumë problem dhe do bëhet edhe më shumë shqetësuese”, thotë një shofer.

“Shumë problem, sidomos për makinat. Se ditën mund t’i shikosh por natën është problem”, thotë një shofer tjetër.

Trupi i rrugës ka çeduar në një gjatësi prej 150 metrash dhe ka dëmtime  dhe rrëshqitje serioze për shkak të erozionit nga ujërat nëntokësor. Në këtë gjatësi rruge mungojnë edhe barrierat metalike. Sipas drejtuesit të punimve të firmës kontraktore ky segment rrugor kërkon fonde shtesë për t’u riparuar.

“Një problem që ne e kemi në atë segment rrugor. Ka disa vite që segmenti rrugor në Kolosjan ka një rrëshqitje masive në një gjatësi prej 150 m gjatësi”, thotë Hasan Seferi, drejtues teknik i punimeve.

Më i dëmtuar është segmenti Qafë-Kolesjan-Bushtricë pjesë e rrugës nacionale Kukës-Peshkopi, në pronësi të ARRSH. Kjo rrugë që duhet të mirëmbahet nga firma “Curri” shpk, u shërben qindra banorëve të 17 fshatrave në Kukës e Peshkopi.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 15/11/2022 20:39

    Erozioni i krimit, truga e shtrat me 3 cm shtres asfalti…HAJNA TË PIST TË VENDIT TË VET…!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër