LEZHE- Prej kohësh specialistët kanë dhënë alarmin, por askush nuk ka dëgjuar. Erozioni në zonën bregdetare të Shëngjinit është katastrofik, pasi vijon intensivisht të gllabërojë çdo vit mbi 2 metër sipërfaqe tokë.
Specialisti i mjedisit Jak Gjini nuk nguron të përcaktojë si një dramë të vërtetë atë që po përjeton pjesa fundore e Shëngjinit, e që me shumë gjasë do t’i sjellë fundin lagunës Kune.
Janë vendosur 2 skaliera mbrojtëse, por nuk është shmangur rreziku. Gjini nuk do të flasë për cilësinë e kësaj ndërhyrjeje, por deklaron se persa kohë nuk ka një studim të mirëfilltë nga ana e specialistëve, atëherë çdo ndërhyrje nuk jep rezultat.
Prej vitesh erozioni në Shëngjin ka përmasa të frikshme, që në fakt janë një rrezik jo vetëm për ekzistencën e lagunave, por sepse në të vërtetë janë një rrezik prezent për ekonomitë e familjarëve, banesat e të cilëve ndodhen pikërisht pranë këtyre lagunave.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com