Prefekti i Qarkut të Lezhës, Eduard Ndreca i ka bërë apel institucioneve qëndrore që të ndërhyjnë në mënyrë urgjente për familjet që preken nga erozioni i lumit Fan, pasi gjendja e tyre sa vjen e rëndohet.
Gjatë një inspektimi të bërë në zonën ku lumi ka gërryer dhjetra metër kub dhera, në fshatin Rreth i Epërm të Mirditës ka deklaruar se situata është mjaft alarmante dhe duhet një ndërhyrje emergjente.
Erozioni i lumit është shfaqur frikshëm në këtë fshat të Mirditës ku deri më tani janë zhdukur më shumë se 30 hektarë tokë bujqësore, ndërsa në rrezik janë edhe dhjetra banesa.
Edhe pse kjo situatë vijon prej kohësh ka munguar ndërhyrja e insitucionëve për t’i bërë ballë këtij fenomeni mjaft të frikshëm.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com