Në 34 vite në Shqipërinë post-komuniste, një forcë politike mund të kishte bërë shumë gjëra. Mund të kishte qeverisur, mund të kishte sjellë rezultate, mund të kishte humbur, mund të kishte kaluar shumë kohë në opozitë. Mund edhe të mos kishte mbijetuar.
Ndryshe nga forcat e tjera në vend, po sidomos në të kundërt me atë që sot njihet si “Rilindje”, Partia Demokratike ja ka dalë të ruajë shpirtin e saj.
Socialistët kanë admininistruar më shumë pushtet në këto 34 vite, padyshim. Kanë siguruar me pasuri, jetën e shumë të vetëve në kupolën e këtij grupimi. Por e kanë bjerrë shpirtin, madje dhe të vetëve.
Në eventualitetin e ndryshimit, e rrotacionit, PS dhe rilindja, do të shkonin në një greminë të frikshme e të errët. Ata kanë humbur vlerat bazike për të cilat një organizim i tillë qendron, dhe mes vetes kanë intriguar e copëtuar për më shumë inat e hakmarrje të një jete.
Cila është fabula e tyre sot? Pse janë aty, dhe pse duan me çdo kusht ta mbajnë karrigen? A ka një ide të madhe, përtej drejtuesve e përfaqësuesve të tyre që i orienton. A ka piketa morale? Një qëllim mbi interesat personale? Asgjë nga këto. Ndaj me ikjen e pushtetit, socialistët do të humbasin atë busull që i mban sot bashkë. Nevoja për përfitim e mbrojtje nga ligji, është e vetmja ideollogji që kanë. Pikërisht prej kësaj, kriza e ndërgjegjës së tyre është tejet e thellë, duke njohur mplekjen me të keqen, me të gabuarën, me korrupsionin e krimin.
Humbja e shpirtit për “rilindasit” ,solli humbjen e karakterit. Ata janë prodhim i një matrice. Po ta shihni tek deputetet dhe ministrat, edhe gjestet i bëjnë tanimë njësoj si Edi Rama. Duan thjesht të jenë shëmbëlltyra e tij. Ky lloj kulti, dihet se çfarë prodhon. Një totalitarizëm, që më pas i aplikuar në qeverisje, sjell deformime të rënda. Ky totalitarizëm ka prodhuar që Kushtetutë të kemi karakterin e Ramës për qeveri personalitetin e tij! Këtë javë nuk pranoi interpelancën e kërkuar nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike duke shpikur një normë të re kushtetuese, sepse sipas tij dhe rilindasve vullneti i tij është norma më e lartë. Në një tjetër ngjarje kishte mbledhur ambasadorët dhe fiks si Hibatullah Akhundzada i Afganistanit ju mësonte se cfare eshte demokracia, se kush udheheq ne Shqiperi e se si Shtetet e Bashkuara nuk ja dolën dot në Afganistan e nëse nuk ka dëshirë Hibatullah Rama do dështojnë dhe në Shqipëri.
Aty ku trillet dhe humoret personale të udhëheqësit bëhen normë e ligj. Siç është kjo përshembull, ku ai që bën një konferencë shtypi, denoncon faktin e provuar, se vëllai i Ministrit të Brendshëm është një i dënuar për trafik droge, ai dënohet me burg. Dikush që nuk ka bërë kallëzim fare, dënohet për kallëzim të rremë.
Në kontrast me socialistët, veçanërisht me këtë amalgamën që ndërtoi Edi Rama me prurjet e arrivistëve të pafre e të pangopur në abuzime, anëtarët e familjes tonë politike e kanë ruajtur, një ide, një fabul, një lloj aspirate, me gjithë vështirësitë e 12 viteve shtypje e margjinalizim.
Partia Demokratike ka sot po aq karaktere sa anëtarë ka. Ky lloj diversiteti mund të jetë i pafavorshëm në kuptimin organizativ e elektoral, po është padyshim një pasuri e madhe e kësaj force.
Çdokush është i ndryshëm, ka një botë të tijën. Në PD në vitet e fundit u bë betejë e madhe, për të kundërshtuar, për të mos rënë dakort. Por ka një cak ku gjërat marrin drejtim. Ajo është e vërteta. Eshtë konstatimi se kush e ka me tërë mend, kush e ka seriozisht luftën. Mund të mos biesh dakort me liderin e demokratëve për shumë aspekte. Dhe në fakt, edhe mund tja thuash ato në sy. Por, politika është realizëm, dhe në fund ai që ka besimin e shumicës së demokratëve, dhe pse të ndryshëm nga njëri-tjetri, ka dhe të drejtën.
Kjo pasuri ende e ruajtur, ky shpirti demokrat është aseti më i vyer që kjo parti ka sot, 34 vite pas krijimit të saj. Dhe është padyshim aseti më i madh që ka, për të patur sukses, për të triumfuar në zgjedhjet që po vijnë. Prej kësaj lirie, prej këtij karakteri lind anti-konformizmi nga ku merr jetë ndryshimi që i duhet patjetër këtij vendi.
O Salinjan qaj hallin e Edi Ramēs ti Edi Rama shētit Botēn ti kap sapunin o Salinjan kacabunin. E vazhdo lef pa pushim o hajdari im Salinjan kodosh o kaposh kok bosh.
PërgjigjuMilitant pervers…bën karriere si kusheri i hajnit lirmets
PërgjigjuKy Saliani(Babalja) që shkruan nga VILA PA TAKSA akoma nuk ka kuptuar se në QELI SHKOI NGA SALIU.? Bën sikur e harron..por NE E SALIU-JO..ATË HURIN NË DORË NË 8 JANAR 22 KUR U NDESHM 2 BANDAT E SB E LB.OH,sa ka qeshur.Se nuk luftonte SKËNDERBEU ME TURQIT,POR NON GRATA ME 7×7=42..të dy për TURPIN E TYRE 34 VJEÇAR. Dhe Babale 2 e quan PD parti me sivi të lartë kur në 34 vite ka fituar vetëm njëherë në 22 mars 1992 kur populli nuk dinte se PD ishte krijuar me POROSI TË RAMIZ ALISË ME 70 % SPIUN E KOMUNIST & 30 % ME AGJENT TË UDB KU NGA 347 ANTAR SOT ËSHTË VETËM SALIU ME TEORINË PËRÇA E SUNDO MË KEQ SE ENVERI,STALINI,HITLERI.! Shkrimet e mesazhet e tua nga qelia vetëm se GAJASIN TOPSTORIN GRIDA DUMA E DËRGUAR ATY NGA SB KOLLONË E 5-të KUNDRA E.RAMËS PËR TA PENGUAR SADO PAK PËR MANDATIN E 4.POR KJO NUK NDODH EDHE PËR TË 5-tin 2029 ATHERE DO JET NGRITUR KUQE ZIU NË BE.SE SALIZIU NUK E DO SHQIPEN NË BE POR NË BEOGRAD ATJE KU LIRIKA(SLLOBODANKA ME NËNËN KOLONELE TË UDB-MILICA MERR UDHZIMET PËR MOS BINDJE CIVILE..GRUSHTIN E 9 TË SHTETIT..PAS 1992,94,96,97,98,08,011,019..! VETËM NJË GJË BËRE TË MIRË ZOTRI: QË SHKOVE VET NË BURG & NUK ZBATOVE DETYRAT E BANDËS QË TË NGUJOESHE NË SHQUP. UNË QË PO SHKRUAJ JAM AFËR TEJE,POR NUK GUXOI..SE JU TË PD NUK PRANONI KUNDËRSHAR POLITKË NGJASHËM 100 % ME BABIN POLITIKË QË U BËRI COPË COPË SI UJKU NË KOPEN E DELEVE NË VIÇIDOL.! UROJ TË DALËSH ME MËND NË KOKË PA SALINË NË PD.FLM
PërgjigjuKetij mashtruesi nuk duhet dhene hapesir ne medja ... ky eshte llum i shoqerise se pd.
PërgjigjuSalijane burgun dota bosh,si mo i miri mo mashtrues gënjeshtarë.
Përgjigjumbaji ca vite or burr , se burgu per burra eshte , bashke me ilir palloshin do ndieheni mire sikur tju dergojn ne rec te hani ca geshtenja reci se eshte edhe koha e tyre
PërgjigjuE more mashtrues , mbaro burgun pastaj fol , kur te dalesh me domattina do te te presin , kush mundohet te peritoneale bie ne grope vete .Prit lulushin se do hapet 21 janari , pastaj beni plane .