Kush e ka qeverisur Tiranën pas rënies së Perandorisë Osmane? Po gjatë kohës së Zogut apo gjatë pushtimit? Cilët ishin krerët e qeverisjes vendore gjatë komunizmit? Për herë të parë studiuesi Valter Gjoni sjell një përmbledhje të detajuar, botim, të listës së gjatë së 42 kryetarëve të bashkisë të kryeqytetit, nga Pavarësia deri në ditët tona.
I rrëfen këto histori në Esencë me Eljan Taninin, i biri i Valter Gjonit, Klevisi. 42 kryetarët e Bashkisë Tiranë, si janë zgjedhur ndër vite bashkiakët e Tiranës, si jemi qeverisur për pak kohë nga rryma te ndryshme por edhe nga një parti, Kryetari i parë i Bashkisë Tiranë ishte Zyber Hallulli, trashëgohet sot nga Erion Veliaj.
Eljan Tanini: Flasim për disa prej tyre ndër vite dhe deri në ditët tona, duke e sjellë këtë emision edhe në kujtim të Valter Gjonit.
Klevis Gjoni: -Faza e parë është kur Tirana nuk ishte kryeqytet, ku disa prej tyre ishin nga Tirana dhe myftinj.
Faza e dytë është Tirana e viteve 20 deri në mbarim të Luftës së Dytë Botërore, që për mua është faza më interesante!
Faza tjetër është kur Kryetari i Tiranës zgjidhej nga sipër. Nisim me:
1-Zyber Hallulli, Kryetar i Parë i Bashkisë së Tiranës, vitet 1913-1914, puna e të cilit ishte e fokusuar te Bamirësia. Hoxhë Zyber Hallulli, 1842 – 1927, ka qenë myfti dhe kryetar i Bashkisë së Tiranës prej vitit 1913 deri në vitin 1914. U caktua në detyrë nga Pleqësia e Qytetit, ishte ndërkohë shefi i komunitetit fetar dominues.
2.- Servet Libohova 1915 – 1916. Kryetar i Bashkisë së Tiranës prej vitit 1915 deri në vitin 1916. Ardhja e Princ Vidit dhe trazirat që ndodhën në Shqipërinë e mesme i krijuan mundësinë Esat Pashë Toptanit të vinte edhe në administratën vendore njerëzit e vet. Ai prej kohësh ishte vetëshpallur kryetar i pleqësisë së Shqipërisë së Mesme që caktonte edhe kryetarin e Bashkisë. Servet Libohova u vu në këtë detyrë nga qeveria e Durrësit që drejtonte në atë kohë Shqipërinë e mesme.
3.Ismail Ndroqi 1917 – 1922. U diplomua në Medresenë Teologjike të Sambollit në 1908. Klerik mysliman, ka shërbyer në Shijak, Kavajë, Tiranë, Durrës etj. Uzgjodh Kryetar i Bashkisë në mënyrë publike, në kuvendin e pleqësisë pasi si myfti i Tiranës mund te bashkonte fenë dhe pushtetin dhe të siguronte vetëadministrimin qytetit në kushtet e pranisë së ushtrisë Austro Hungareze. Vlerësohet edhe si kryebashkiaku që priti dhe sistemoi në Tiranë Qeverinë e dalë nga Kongresi i Lushnjës. U caktua në detyrë nga Pleqësia e Qytetit.
4. Ali Begeja 1922-1923. Në vitin 1908 merr pjesë si delegat i Tiranës në Kongresin e III të Manastirit për gjuhën shqipe. Në vitin 1911-1914 ka kryer detyrën e gjykatësit paqtues në Tiranë, hapi zyrën e vet si avokat. Në mars 1914 mbështet qeverinë e princ Vidit. Në vitet 1922-1923 ishte Kryetar i Bashkisë së Tiranës. Në vitin 1924 zgjidhet anëtar i Asamblesë Kushtetuese, për këtë arsye largohet nga detyra e Kryebashkiakut të Tiranës, zgjidhet deputet në disa legjislatura. Mbas çlirimit të vendit AliBegeja vazhdoi profesionin e tij si avokat deri në vitin 1947, kur u arrestua me grupin e deputetëve nga regjimi komunist, vdiq në burg. U caktua Kryetar pasi ishte këshilltari që mori më shumë vota.
5. Ali Derhemi 1923 – 1924. Haxhi Ali Derhemi pasi kreu medresenë në Tiranë, mbaroi shkollë ekonomike turke dhe për vite ka qenë inspektor financash për Kavajën, Durrësin, Shijakun etj. Mik i ngushtë i Ahmet Zogut që u bë propagandues i zellshëm i mbretërisë. Vite me radhë ka dhënë lëndën e matematikës në medrese. Nga fillimi i viteve 20 e në vazhdim, disa herë radhazi është zgjedhur anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, kurse në vitet 23-24, zv/kryetar dhe Kryetar Bashkie, i ndërpritet mandati nga revolta politike e drejtuar nga Fan Noli. U caktua Kryetar pasi ishte këshilltari që mori më shumë vota.
6. Beqir Rusi 1924 – 1924. Shkolluar në Shkollën Qytetase të Tiranës dhe më pas në Stamboll. Senator i Senatit të Dhomës së Këshillit Kombëtar të Shqipërisë nga 27 mars 1920 deri më 20 dhjetor 1920. Bashkohet me grupin e deputetëve që nisën revoltën e Vlorës kundër qeverisë së Ahmet Zogut. Emërohet nga Fan Noli, Kryetar Bashkie i Tiranës , nga kjo detyrë largohet me riardhjen e Zogut në pushtet. Bashkë me qeverinë e Nolit, largohet nga vendi.
7.Xhemal Kondi1924 – 1925. Luftëtar anti-osman. Ka marrë pjesë në disa revolta popullore në veri të vendit. Kryen përkohësisht detyrën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës me kërkesë të Kryeministrit Ahmet Zogu. Pas zgjedhjeve lokale tërhiqet nga jeta politike. Më vonë ai do të bëhej pronari i kafesë së famshme “Kursal”, vend që do të kthehej në vatrën e intelektualëve shqiptarë
8.FuatToptani 1925 – 1927. Deklarata për Shpalljen e Pavarësisë së Tiranës është nënshkruar edhe nga patrioti Fuat Bej Toptani. Ai ishte delegat në Kongresin Shqiptar të Triestes në 1913. Pjesëmarrës në ngjarje të rëndësishme të kohës. Kongresi i Tiranës (dhjetor 1918) dhe puna e atdhetarëve tiranas, midis të cilëve dhe ajo e Fuat Toptani, ndikuan në përgatitjen e terrenit për zhvillimin e Kongresit të Lushnjës. Shënohet edhe si kryetari i parë i Tiranës që u shpall kryeqytet i përhershëm i vendit. U caktua kryetar, pasi ishte këshilltari qëmori më shumë vota.
9.Izet Dibra 1927 – 1928. Në Turqi mbaroi studimet në Universitetin e Stambollit për jurisprudencë para se të kthehej në Shqipëri në vitin 1920, ai u zgjodh krahinar dhe nënprefekt në disa qytete te Perandorisë Osmane dhe me pas në Elbasan, Shkodër, Berat etj. deri në 1930. Një politikan pro-Zogut, ai u zgjodh ministër i punëve publike në kabinetin e Pandeli Evangjelit. Në mandatin e tij u festua me madhështi 15 vjetori i Pavarësisë. I ndërpritet funksioni gjatë riorganizimit te administratës mbretërore pasi më 1928, u zgjodh deputet. Pas Luftës së Dytë Botrore, ai dhe familja e tij u internua në qytetin e Shkodrës dhe pasuria e tij u grabit në mënyrën më çnjerzore.
10. Rasim Kallakulla 1928 – 1930. Rasim Kalakulla ishte diplomuar në Turqi për Shkencat Politike më 1906 dhe gjatë viteve të Monarkisë së Zogut shërbeu si Kryetar Bashkie e Prefekt në Tiranë e disa rrethe të tjera vendit. Ai konsiderohej si një nga zyrtarët më të ndershëm e të pakompromentueshëm të administratës së Monarkisë. Vdiq në detyrë në vitin 1938, si Anëtar i Këshillit të Shtetit. Njihet si kryetari që hartoi planin rregullues të Tiranës dhe fillimin e ndërtimeve të godinave kryesore te administratës.
11. Rexhep Jella1930 – 1933. Mbaroi studimet e larta për Shkenca Politike në Kembrixh, Londër. Mori pjesë në Konferencën e Paqes në Paris si atashe i dërgatës shqiptare. Pjesëmarrës në Kongresin e Lushnjës si delegat i Shijakut. Nga 1921-1937 Prefekt në Korçë, Elbasan Gjirokastër, Durrës e Tiranë. Deputet i Durrësit dhe Asambleist i Durrësit, punonjës i Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë. Personalitet që refuzoi postin e kryeministrit të Shqipërisë nën pushtimin gjerman në 1943. Burgoset dy herë që nga viti 1945 deri në 1952 viti kur u lirua nga Burgu i Burrelit. Të njëjtin fat pati dhe i biri Jusufi . Ndërroi jetë në mjerim në një barakë në periferi të Kavajës në 1974.
12. Abedin Nepravishta 1933 – 1935 dhe 1937 – 1939. Nepravishta qe nëpunësi i vetëm në detyrë në ditën e pushtimit në 7 prill 1939. Qe ndoshta i vetmi që refuzoi të ikte me Asamblenë, e cila pranoi bashkimin me Italinë dhe u bë i burgosuri i parë i Italisë fashiste duke qenë dhe antifashisti i parë i internuar. Pasi u kthye në Shqipëri në vitin 1942, u ftua në Mbledhjen e Pezës nga Syrja Selfo, por mosha ia pamundësonte veprimtarinë politike.
Me ardhjen në fuqi të partizanëve komunistë, burgoset dhe dënohet me burgim. Abedin Nepravishta u burgos si “armik i popullit” qysh të nëntor të 1944, ende pa mbaruar lufta. Doli prej burgu më 1962, që të internohej në Ndërmenas të Fierit, më 1967, deri kur ndërroi jetë më 1975.
13. QemalButka 1935 – 1936. Qemal Butka ishte arkitekt, piktor, politikan, filatelist, në vitin 1931 u diplomua nga Universiteti i Vjenës e Teknologjisë, inxhinier arkitekt. U kthye në Shqipëri dhe punoi në projekte arkitektonike. Ndër veprat e tij janë ndërtimi i Bibliotekës Kombëtare, një monument për Lirinë Kombëtare, godinën e Komunës së Korçës. Nga 21 tetor 1935 deri 7 nëntor 1936 Qemal Butka emërohet si kryetar i bashkisë nga Mehdi Frashëri, kryeministri i atëhershëm i Shqipërisë. Në vitin 1939, pasi Italia fashiste pushtoi Shqipërinë, Butka emigroi në Turqi, qëndroi në Turqi 1940-1958. Ai u martua me Cecile, bijën e mjekut personal të Mustafa Qemal Ataturkut, themeluesit të Turqisë. Në vitin 1958 Butka dhe gruaja emigruan në Shtetet e Bashkuara, ku banon deri në vitin 1990.
14.Qazim Mulleti 1939-1940. Studimet e para i kreu në Manastir, i vazhdoi në gjimnazin “Zosimea” të Janinës dhe së fundmi kreu studimet e larta në kolegjin perandorak “Gallata Saraj” të Stambollit, me medalje ari. Ai ishte poliglot. Dinte turqisht, osmanisht, arabisht, gjermanisht, frëngjisht, italisht, latinisht, serbo-kroatisht dhe greqisht. Në Vjenë, vijoi studime në fushën e diplomacisë ushtarake të luftës. Rikthehet në Shqipëri si bashkëpunëtor i okupatorit ku shërben si Kryetar Bashkie dhe si prefekt i Tiranës gjatë pushtimit fashist. Me çlirimin antifashist të vendit, Qazimi ikën sërish në emigracion por për të mos u kthyer më. U caktua Kryetar nga Jakomoni, Mëkëmbësi i Mbretit V. E i III, Partia fashiste.
15. Ali Erebara 1940-1942. Lindur në Shkup në një familje patriote, babai i tij Jashari , për disa kohë ka qenë prefekt i Tiranës me profesion gazetar. Me gradën Kolonel caktohet Kryetar i Gjykatës Ushtarake më 1937, por largohet shpejt për shkak të korrupsionit në të cilin ishte përfshirë gjykata. Mëkëmbësi i mbretit të Italisë e përzgjedh për kryetar të Tiranës si intelektual dhe bir i një familjeje patriotësh me influencë edhe nga kjo detyrë. Aliu shpejt jep dorëheqjen. U caktua nga Jakomoni- Mëkëmbësi i Mbretit Viktor Emanueli i III, Partia fashiste.
16. Omer Fortuzi 1942 – 1943. Si fillim mbaron studimet në gjimnazin Anglez në Stamboll – Turqi. Më pas diplomohet në Romë, Itali në Universitetin Ekonomik si dhe në Shkencat shoqërore. Ishte Kryetar nderi i dhomës së tregtisë së Tiranës. Përzgjidhet nga Jakomoni – Mëkëmbësi i Mbretit Viktor Emanueli i III, si Kryetar i Bashkisë që e mban për një vit deri në kapitullimin e qeverisë fashiste italiane që kish okupuar vendin tonë. U largua nga Shqipëria në Itali para se të vendosej regjimi i Enver Hoxhës.
17. Halil Mëniku 1943 -1944. Anëtar i komitetit qendror të Ballit Kombëtar gazetar i njohur, kishte bashkuar grupet ushtarake anti-italiane në vitin 1942. Në vitin 1943, pas kapitullimit të Italisë dhe ardhjes në pushtet të Gjermanisë ai u bë zëvendës-komisar dhe komisar (si kryetar i bashkisë së qytetit. Nën pushtimin gjerman, Mënikut i njihet merita e administrimit normal të qytetit. Pas fitores komuniste, ai ikën në Evropën Perëndimore.
Qeverisja e Bashkisë Tiranë nga Komunistët 1944-1990
Me forcimin e Këshillit Antifashist Nacional Çlirimtar, vjen edhe qeveria e parë e kryesuar nga diktatori Enver Hoxha. Komiteti i formuar në Përmet u shndërrua në “Qeveri demokratike”, të kryesuar nga diktatori E. Hoxha. Në qeverisjen e Diktatorit , bashkinë e Tiranës e drejtuan komunistët me termat e reja si “Komiteti Ekzekutiv’’.
18.Llazar Treska 1944-1945. Lindi në fshatin Treskë ( 1909-1987). Kreu Liceun Francez të Korçës më pas Shkollën Kombëtare të Ujërave dhe Pyjeve në Nansi ( Francë 1932 ) U caktua Kryetar nga Kryesia e Këshillit Antifashist Nacional Çlirimtar PKSH.
19. Ali Bakiu 1945 – 1947. Lindi në Tiranë1911-1981. Familja e tij hapi librarinë e parë me libra shqip, e cila u dogj disa herë nga pushtuesit. konstaton se vendi po shkonte drejt aneksimit nga jugosllavët, dhe se po vendosej diktatura. Prandaj nuk pranoi të bëhej komunist dhe në qershor 1946 dha dorëheqjen. Për bindjet e tij politike burgoset 25 vjet.
20. Qazim Vaqarri ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës prej vitit 1946 deri në vitin 1947.
21. Ibrahim Sina 1947-1949 dhe 1954-1955. Lindur në Tiranë nga fisi i njohur Sina i Saukut , veprimtar antifashist: krahas çlirimit të Shqipërisë mori pjesë edhe në luftimet për çlirimin e Malit të Zi, Kosovës e Maqedonisë dekorohet me “Urdhrin e Trimërisë”nga Presidiumi i Asamblesë Popullore të Republikës Federative Popullore të Jugosllavisë në vitin 1946.
22. Isuf Keçi 1950-1951. Lindur në Tiranë në një familje tregtarësh, Caktohet Kryetar i Komitetit Ekzekutiv tëTiranës. Ai u arrestua pasi u akuzua si pjesëmarrës në aktivitete kundër Partisë Komuniste të Shqipërisë.
23. Sabri Pilkati 1951-1951, 1961-1962, 1965-1966. Kryen Fakultetin Ekonomik dhe për 23 vjet punon në Komitetin Ekzekutiv të Tiranës, tre herë për nga 1 vit me detyrën e Kryetarit të Komitetit. Në vitin 1975 e largojnë nga Tirana. Në 1980 dënohet dhe një nga akuzat e dënimit ishte se i kishte mbajtur rezerva partisë, duke mos pranuar më detyrën e Kryetarit të Komitetit Ekzekutiv të Tiranës.
24. Peço Kagjini 1951- 1952. Gjatë periudhës 1951-1952 Kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Tiranës. Në konferencën e partisë për Tiranën, në prill të vitin 1956. Peço denoncoi favoret e jetës në Bllok, rrogat e larta, privilegje të paligjshme të Bllokut. Këtu filloi persekutimi i cili vazhdoi përgjatë 35-viteve në burgjet dhe në internim në Belsh të Elbasanit.
25. Sami Gjebero 1953 – 1954 dhe 1956-1957. Lindur në Gjirokastër ku edhe u shkollua. Me detyra të ndryshme partie dhe ekzekutive ai emërohet dy herë Kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Tiranës.
26. Irfan Çelkupa 1954-1955. Me origjinë nga Shijaku. Ka hyrë në histori si i pari partizan që mbajti fjalim nga ballkoni i Bashkisë Shkodër duke deklaruar çlirimin e Shkodrës dhe si rrjedhojë edhe gjithë Shqipërisë. Kryetar i Komitetit Ekzekutiv Durrës dhe Tiranë.
27. Rifat Dedja 1958-1961 dhe 1962-1964. Kryetar i Komitetit Ekzekutiv i Tiranës. Lindi me 5 mars 1921 ne Shkodër, në një familje e njohur për tradita atdhetare,
28. Rexhep Guma 1960-1961. Lindur në Tiranë ku dhe u shkollua deri në të mesmen. Kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Tiranës. Si luftëtar edhe në trojet e Jugosllavisë Kapiteni i parë Rexhep Guma dekorohet me “Urdhrin e Trimërisë” nga Presidiumi i Asamblesë Popullore të Republikës Federative Popullore të Jugosllavisë në vitin 1946.
29. Abdyl Këllezi 1967-1969. Lindur me 20 gusht 1919, në Tiranë. Në vitin 1937 ndjek Shkollën e Lartë Ushtarake për xhenjer në Romë, të cilën e ndërpreu në vitin 1939. Kryetar i Komitetit Ekzekutiv i Tiranës. Antar i Byrosë Politike të PPSH. Prishja e marrëdhënieve më Kinën do të bënte që dhe për Këllezin të vinin ditët e këqija, u akuzua dhe u ekzekutua me pushkatim në vitin 1976 si “puçist”.
30. Myqerem Fuga 1970-1973. Si Kryetar i Komitetit Ekzekutiv ka meritën e realizimit të nderimit të një nga simboleve të rëndësishme të historisë së vendit ‘Varrezat e Dëshmorëve të Kombit’.
31. Ndue Marashi 1974-1975. Në vitin 1939, familja vjen me banim nga Shkodra, në Tiranë. Ndue Marashi mbaron degën Zooteknike të Institutit Bujqësor të Tiranës. Kryetar i Komitetit Ekzekutiv i Tiranës. Në vitin 1975 në Baldushk ngordhin mbi 100 krerë lopë, akuza e partisë ishte se i kanë helmuar “armiqtë e partisë e të popullit”. partia akuzon kryetarin e Komitetit Ekzekutiv, Ndue Marashi. Formulohet akuza e “përgjegjësisë për këtë punë armiqësore!”. Disa ditë më vonë Ndue Marashi gjendet i vrarë në shtëpi dhe nuk është sqaruar edhe sot nëse është vrasje apo vetëvrasje.
32. Nesip Ibrahimi 1976 – 1983. Në periudhën 1945-1952 punon si mekanik në Tiranë. Ndjek Universditetin për inxhinier mekanik për shumë vite punon si inxhinier në ndërmarrje të ndryshme në Tiranë por edhe si drejtues i seksionit të industrisë në pushtetin lokal të Kohës. Për shumë vite ka punuar në Kombinatin Kimiko-Metalurgjik të Laçit si inxhinier, kryeinxhinier, drejtor. Kryetar i Bashkimeve Profesionale të Tiranës.
33. Pjetër Kosta 1983-1984. Ministër i ekonomisë komunale ne disa qeveri duke filluar që nga viti 1962.
Kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Tiranë.
34. Jashar Menzelxhiu 1984-1985. Sekretar i Parë i Komitetit të Partisë në rrethet Peshkopi, Elbasan, Kukës, Sarandë etj. Deputet i Kuvendit Popullor që nga qershori 1962 e deri më 1982 kur zgjidhet edhe Nënkryetar i Kryesisë së Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë.
35. Leandro Zoto 1987 – 1989. Lindi në fshatin Vuno më 1935, gjimnazin e kreu në Vlorë. Në vitin 1959 përfundon Universitetin Shtetëror të Tiranës në degën Inxhinieri ndërtimi, caktohet kryeinxhinier i Hidrocentralit të Bistricës dhe vite me radhë punon si projektues, zbatues dhe drejtues ne shumë vepra si në Sarande, Fier, Fierzë etj. Në vitet 1976-1987 kryen detyrën e zv/Ministrit të Nderimit, Kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Popullor të rrethit të Tiranës, Kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Këshillit. Popullor të Rajonit Nr.3 në Tiranë.
36. Llambi Gegprifti 1986 – 1987 dhe 1989 – 1990. Lindi më 14.02.1942 në Pogradec. Midis 1986 dhe 1987 ishte Kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Tiranës. Më 1989, ai ishte përsëri Kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Tiranës deri 1990.
37. Tomor Malasi 1991–1992. Në shtator të viti 1991 në bazë të një vendimi të Parlamentit të asaj kohe, kryetari i bashkisë së qytetit do vendosej nga ajo parti që kishte fituar zgjedhjet, i emëruari i Partisë Demokratike si kryetar i Komitetit Ekzekutiv Pluralist , ishte zoti Tomor Malasi.
38. Sali Kelmendi 1992 – 1996. Ka lindur në Tiranë më 31 maj 1947. Ai ishte inxhinier, pedagog dhe politikan. Një nga themeluesit e Partisë Demokratike të Shqipërisë më 1990. Është kryetari i parë i zgjedhur me votë direkte nga qytetarët e Tiranës në zgjedhjet demokratike të korrikut më 1992. Gjatë viteve 1992-1996, ai ka kontribuar në transformimin e Tiranës nga një ekonomi e centralizuar në një sistem të tregut të lirë. Kryetari i parë i Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë.
39. Albert Brojka 1996 – 2000. Ka lindur në Tiranë. Kreu gjimnazin Petro Nini Luarasi dhe më pas Fakultetin Gjeologji-Miniera. U specializua në Turqi dhe Japoni. Si inxhinier minierash ai ka dhënë edhe kontribut në zhvillimin e fushës minerare në Shqipëri. Ai është politikan shqiptar, ish zëvendës Ministër, ish Ministër i Ndërtimit, ish kryetar i Partisë Demokratike në Tiranë si dhe kryetar i Bashkisë së Tiranës prej vitit 1996 deri në vitin 2000. Kryetari i Bashkisë së Tiranës nga PD.
40. Edi Rama 2000 – 2003, 2004 – 2007, 2008-2011. Kryeministri aktual i Shqipërisë, që prej vitit 2013. Kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë që nga viti 2005. Ministër i Kulturës, Rinisë, dhe Sporteve 1998-2000. Kryetari i Bashkisë së Tiranës për tre mandate nga 2000 në 2011.
41. Lulzim Basha. Lindi më 12 qershor 1974 në Tiranë. Gjatë periudhës maj 1998 – korrik 1999, u bë pjesë e skuadrës që përgatiti aktakuzën për krime lufte ndaj Sllobodan Millosheviçit në Gjykatën Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi.
42. Erion Veliaj. Organizata e tij MJAFT! e bashkoi me Partinë Socialiste. Në vitin 2011, Veliaj iu bashkua kryesisë së Partisë Socialiste të Shqipërisë si Sekretar për Rininë dhe Emigracionin. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 ai u zgjodh deputet i Qarkut Gjirokastër. Veliaj flet gjuhët angleze dhe italiane, si dhe njeh gjuhën gjermane dhe atë frënge. Kryetar Bashkie që nga viti 2016.