'Është pretenduar se drejtësia ka qenë kapur nga Rama', Adriatik Lapaj: Po tani që i dhanë vulën, është më e kapur?

 

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Adriatik Lapaj në '5 Pyetjet' vuri në pikëpyetje koherencën e Rithemelimit, pasi ata pretendojnë se shteti dhe drejtësia janë të kapura nga Rama dhe nga ana tjetër kjo drejtësi i jep vulën atyre.

'Këto inkoherenca në politikë është një model i shëmtuar. Unë nuk besoj tek përgjithësime. Të thuash që gjithë gjykatat janë të korruptuar. Përgjithësimi është gabim. Problemi që politika i ka ndarë me thikë. Kur vendimi është kundër forcës politike, gjyqësori është i kapur, kur është pro nuk është i kapur. Këtu është pretenduar se sistemi gjyqësor në Shqipëri është i kapur nga Rama. Është pretenduar se Basha ishte në krushqi me Ramën për marrjen e vulës. Tani zoti Basha humbi, si i bëhet. Kërkon një përgjigje. Nëse është e kapur, do të thotë që jep një vendim kundër së drejtës gjithnjë. Në momentin që ka dhënë një vendim të tillë, sot si është i pakapur? Ose nuk është më e kapur, ose e kapur dhe i ka dhënë urdhër. Duhet ta ndaj subjekti në fjalë. Nuk merrem me gjykatën. Në aspektin politik, sot gjykatat janë të kapura apo jo?', shprehet Lapaj. 


Lajmi kryesor:

'5 Pyetjet'/ Kreshnik Spahiu: Vula ju dha Berishës sepse është pjesë e pazarit PS - Rithemelim


G.K/I.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, sa cilësor është shërbimi në spitale shtetërore?



×

Lajmi i fundit

6 muaj në arrest shtëpie! PS i jep fund dilemës, nuk ‘prek’ mandatin e Berishës

6 muaj në arrest shtëpie! PS i jep fund dilemës, nuk ‘prek’ mandatin e Berishës