Espanyoli i Kumbullës thyen Real Madrid, përfiton Atletico! Ancelotti 'shpërthen' kundër arbitrit (VIDEO)

Espanyoli i Kumbullës thyen Real Madrid, përfiton Atletico! Ancelotti 'shpërthen' kundër arbitrit (VIDEO)

Espanyol duke festuar kundër Realit

La Liga ka marrë një tjetër kthesë të papritur, pasi katalanasit e Espanyol i kanë shkaktuar një disfatë atëherë kur nuk pritej Real Madrid. “galaktikët” pasi mësuan shortin e Champions League dhe pas një momenti pozitiv që po kalonin, dukej se do të koleksionin një tjetër 3 pikësh, por në fund ishte Espanyoli që ia doli me rezultatin 1-0. Goli vendimtar erdhi në minutën e 85 nga Romero, ndërsa te Reali protestuan fort për një karton të kuq që sipas tyre nuk iu dha Espanyolit. Autori i golit në minutën e 61 bëri një ndërhyrje të ashpër ndaj Mbappe-s, që sipas Ancelottit vetëm ai arbitër që ishte në fushë nuk mund ta ndëshkonte me të kuq.

Nga humbja e Realit ka përfituar Atletico Madrid, që u rikthye te fitoret në La Liga duke mposhtur 2-0 Mallorcan. Golat për skuadrën e Simeones erdhën nga Lino në pjesën e parë dhe Griezmann ë shtesë, ndërsa me këtë fitore u ngjitën në kuotën e 48 pikëve, vetëm 1 më pak se Real Madridi kryesues.

 

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 10 Mars, 10:37

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Debate në këshillin bashkiak për rialokimin e 8 mln eurove të papërdorura të rindërtimit, opozita voton kundër

Durrës/ Debate në këshillin bashkiak për rialokimin e 8 mln eurove të papërdorura të rindërtimit, opozita voton kundër