‘Estro Italiano’ në TKOB/ Premierë absolute ‘Metamorfoza’ e kompozitorit Vasil Tole

Një kombinim unik i veprave simfonike të njohura dhe krijimeve bashkëkohore nga kompozitorë shqiptarë u prezantua për publikun në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në koncertin “Estro Italiano”.

E veçanta e kësaj mbrëmjeje ishte interpretimi premierë absolute i veprës “Metamorfoza” të kompozitorit Vasil Tole, fitues i çmimit “Çesk Zadeja” të Ministrisë së Kulturës 2022, një vepër për orkestër harqesh.

Tole shprehet për “Report TV” se është kënaqësi që në TKOB interpretohen vepra bashkëkohore shqiptare, për më tepër nga dirigjentë të njohur ndërkombëtarë.

“Është akoma më shumë kënaqësi që të shohim se institucionet tona, siç është në rastin konkret Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit, por edhe orkestra simfonike e Radio Televizionit krijuan hapësirën e domosdoshme për promovimin e muzikës bashkëkohore shqiptare dhe kur them muzikën bashkëkohore nuk le mënjanë muzikën tradicionale, pasi autorë të tillë të rëndësishëm, si Prenk Jakova, Çesk Zadeja, Feim Ibrahimi, Tonin Harapi por edhe autorë të tjerë janë tashmë pjesë e këtij kalendari.”

Ndërsa krijimin e pjesës së tij “Metamorfoza”, Tole e lidh me përjetimin dhe shndërrimin emocional që pësojnë kompozitorët në kohët e sotme.

“Kompozitorët shqiptarë në një lloj kuptimi shndërrohen në instrumente të përjetimeve emocionale të kohëve që jetojmë. Dhe kjo është shumë e rëndësishme, që të kuptohet edhe nga publiku, pasi shpesh bashkëkohoren e gjejmë në letërsi, e gjejmë në artet pamore, por më pak e kërkojmë te muzika. Unë them që muzika vërtet nuk flet me formula ekzakte, por flet përmes gjendjeve emocionale.”

Interpretimi i kësaj vepre u pasua nga Koncerti për Violinë dhe Orkestër Nr. 2 nga Bela Bartok, një kryevepër e repertorit violinistik, që eksploron thellësinë e emocioneve përmes melodive të mrekullueshme të Bartok-ut.

Ndërsa përmbyllja e koncertit u bë me Simfoninë Nr. 2, Op. 73 të Johannes Brahms, një nga veprat më të njohura të repertorit simfonik. Virtuozi Gennaro Cardaropoli do të sjellë mjeshtërinë e tij në koncertin e Bartok-ut, ndërsa Orkestra Simfonike e TKOB-së erdhi nën drejtimin e Robbert Van Steijn.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?