INUK po përdorët për presione politike duke marrë vendime arbitrare dhe duke prishur objekte të ndërtuara me leje të dhënë nga komuna Golem”- është shprehur kandidati i djathtë për bashkinë e Kavajës Ëngjell Cara në një takim me banorët e fshatit Karpen Vendas. 

"Policët, ndërtimor, INUK-u është si çekiç mbi kokën e çdo banori. Këto ndërtime, të bëra me djersën tuaj, të fëmijëve tuaj që janë jashtë në emigracion, me punën dhe djersën e të gjithë fermereve këtu, janë ndërtuar dhe askush nga ne, drejtues të pushtetit loka, apo drejtues të qeverisë mëparshme nuk kanë trokitur nga dera dhe të thonë, pse ndërtoni. Dhe sot vijnë në mënyrën më të paturpshme, rasti më i fundit, dje, në një ndërtim në breg të detit, i cili pavarsisht që ishte me leje nga Komuna, fadromat, për arsye politike e shkatërrojnë biznesin"- u shpreh Cara gjatë fjalës së tij para banorëve të fshatit turistik

Mungesa e ujit të pijshëm është një ndër problemet kryesore të kësaj zone problem i cili duhet të zgjidhet së bashku me disa pika konkrete që kandidati Cara shtroi para banorëve si me rëndësi për përmisimin dhe zhvillimin e turizmit

"Do të bëjmë në vitin e parë që Karpeni këtu, të ketë ujin e pishëm. Do të bëjmë shpim tjetër dhe do të rrisim kapacitetin e ujit dhe pika e parë e projektit tonë për Komunën e Golemit do të jetë ujësjellësi për këto dy fshatra për të treguar, që ne kemi interes për turizmin", -tha Cara.
 
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)