Pacientët me tumor orientoheshin drejt klinikës së tij private! Flet Mjeku Gashi: E bënin vetë zgjedhjen!  S'e kuptoj këtë mllef të pakuptimë

Pacientët me tumor orientoheshin drejt klinikës së tij private! Flet Mjeku Gashi: E bënin vetë zgjedhjen!  S'e kuptoj këtë mllef të pakuptimë

Edmond Gashi duke hyrë e dalë në gjykatë, 25 qershor 2024

Mjeku Edmond Gashi ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me hetimet e nisura nga prokuroria e Tiranës por dhe atë që e quan ‘sulm mediatik’ që po i bëhet.

Prej 25 qershorit 2024 mjeku onkolog Gashi është në hetim nën masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për akuzën e ‘shpërdorimit të detyrës’ pasi akuzohet se së bashku me koordinatorin e spitalit Onkologjik, Emiljano Lela ishin pjesë e një skeme në QSUT ku pacientët me tumor që shkonin në spitalin shtetëror për të marrë shërbimet orientoheshin që t'i merrnin në klinikën e tij private “Megis” në pronësi të tij. Klinika ndodhej në zonën e 'Astirit' në Tiranë dhe administrohej nga i ati, Halil Gashi.

Në një reagim në facebook mjeku Gashi thotë se ka bërë vetëm detyrën e tij si mjek duke iu përgjigjur pacientëve dhe duke përballuar numrin më të madh të ndërhyrjeve kirurgjikale në spitalin publik.

Nuk ka shkelur ligjin as statusin e mjekut, që nuk e ndalon të punojë në shtet dhe në privat dhe se ishte zgjedhje e pacientëve dhe e drejtë e tyre që të përzgjidhinin të merrnin shërbimin në klinikën e tij.

Drejtësisë i kërkon 'Drejtësi!' dhe vendosmëri për të çuar në dritën e transparencës çfarë nuk funksionon te Onkologjiku.

"Le të bëhet hetim i gjithanshëm dhe i plotë. Nuk jam në pozicionin e akuzuesit e as të denoncuesit"

Akuzon portale, media apo gazetarë se po tentojnë të shantazhojnë drejtësinë dhe ta kthejnë atë në “mashë” në duart e veta. Ngre duart  dhe nuk di të japë shpjegim pse nuk u shoqërua me policë në gjykatën e Tiranës, ditën kur do të bëhej vlerësimi i masës së sigurisë, por di pse u largua me vrap nga dera ku kalojnë zakonisht gjyqtarëtë dhe prokurorët e kësaj gjykate: "Gjykova se është më e drejtë të shmang të gjitha ato “topa balte” të pamerituara që janë lëshuar e lëshohen drejt meje" shkruan ai.

Gashi thotë se nuk e kupton atë mllef të pakuptimë dhe shton se qindra pacientë e kanë shkruajtur dhe falenderuar këto ditë.

Postimi ne facebook 

Ndjej detyrimin dhe përgjegjësinë morale para familjes time, pacientëve, kolegëve dhe stafit mjekësor të Onkologjikut, qytetarëve të vendit tim, të sqaroj disa të pavërteta të nxitura nga portale anonime dhe gazetarë keqdashës në adresë të personit tim.

E kam thënë që në krye të herës dhe e përsëris, si mjek udhëhiqem në punën time nga ai betim që më shoqëron prej ditës së parë që kam hedhur mantelin e bardhë mbi supe. Mjeku bën detyrën e tij që është trajtimi dhe referimi i pacientit për çdo rast që paraqitet për një problematikë shëndetësore. Mjeku nuk di ta mbyllë telefonin apo derën e dhomës së vizitave e konsultave. Mjeku nuk ka orar pune, por përgjigjet atëherë kur pacienti e kërkon që të luftojnë të dy së bashku sëmundjen. Si mjek kirurg kam përballuar numrin më të madh të ndërhyrjeve kirurgjikale në spitalin publik dhe 90% e tyre janë operacione të suksesshme. I ka të dhënat Onkologjiku dhe QSUT-ja, verifikojini dhe binduni për çdo dyshim.

Distancohem ndaj çdo tendence keqpërdorimi të emrit tim nga interesa të mirëfillta okulte.

Le t’ia lëmë hetimit të zbardhë të vërtetën, besimi im ndaj institucioneve ka qenë dhe mbetet primar. Jo pa qëllim ditën e djeshme unë kam mbërritur para ambienteve të Gjykatës në orarin e përcaktuar nga kjo Gjykatë, duke iu përgjigjur hetimit dhe institucioneve. Sërish u sulmova dhe atakova padrejtësisht pse me mua nuk ishte edhe Policia(?) Kësaj nuk di t’i jap shpjegim. Unë respektova orarin dhe u gjenda aty në përgjigje të institucionit. Në përfundim të seancës, po njësoj jam larguar nga ambientet e Gjykatës dhe dikujt mund të mos i ketë pëlqyer pse zgjodha derën tjetër. Gjykova se është më e drejtë të shmang të gjitha ato “topa balte” të pamerituara që janë lëshuar e lëshohen drejt meje. Kam respektuar masen e caktuar nga Gjykata. Oficeri i Policisë ka trokitur në derën time dhe unë kam qenë në banesë, është lehtësisht e verifikueshme. Por siç duket mediave që shpifin dhe përbaltin, faktet nuk i interesojnë.

Kam pritur të ndalet mllefi i pakuptimë ndaj një mjeku, prindi dhe familjari, por jo. E jam i bindur se as nuk do të ndalet edhe pas këtij momenti që po bëj reagimin e parë publik.

Portale, media apo gazetarë me qëllime dhe mision të mirëfilltë dashakeqës po tentojnë të shantazhojnë drejtësinë dhe ta kthejnë atë në “mashë” në duart e veta, për realizimin e asaj që është lehtësisht e kuptueshme pse po e bëjnë. Po tentohet te denigrojnë figuren e një mjeku, një profesionisti të shëndetësisë që ka qenë derë e hapur për qindra pacientë dhe që ka vuajtur njësoj me dhimbjet e pacientit. Trajtimi shëndetësor i një pacienti në klinikë private është zgjedhje dhe e drejtë e tij. Mjeku ka për detyrë t’i përgjigjet njësoj, me të njëjtin përkushtim si në shtet ashtu edhe në privat. Ligji dhe statusi i mjekut nuk e ndalon një mjek të punojë në shtet dhe në privat. Ndjej keqardhje për këtë keqkuptim të krijuar dhe përhapur qëllimisht për interesa të kush e di se kujt.

Nuk synoj që, nga këto radhë shkrimi sqarues, t’iu mbyllet goja pasionantëve të sharjeve në rrjet. Sharësit do vijojnë të shohin të bardhën të zezë, të mbjellin mjegull, të shtrembërojnë të vërtetën. Intensiteti i sharjeve edhe mund të rritet nga mendjet e ngrysura dhe të errësuara nga urrejtja patologjike që po na avitet si shpagim për “mëkatet” dhe “krimet” e pakryera. Si qenie njerëzore edhe mjeku është i gabueshëm. Të luftosh me sëmundjen e dukshme dhe të padukshme, me plagët e vuajtjes çdo ditë, me qindra pacientë, të cilët shpresën e vetme e shohin te mjeku, nuk është aspak e lehtë. Ma besoni! Po të trajtohet drejt dhe të ketë vullnet për të çuar në dritën e transparencës çfarë nuk funksionon te Onkologjiku, le të bëhet hetim i gjithanshëm dhe i plotë. Nuk jam në pozicionin e akuzuesit e as të denoncuesit, i takon drejtësisë të zbardhë të vërtetën dhe në fund të bëjë atë që i takon: Drejtësi!

Gjej rastin të falenderoj nga zemra qindra pacient që më shkruajn çdo ditë në emër të punës dhe përkushtimit tim si Mjek.

Dosja e Onkologjikut

Si përfundonin pacientët tek klinika private e doktorit "Megis" 

Në dosjen e prokuorisë së Tiranës zbulohet skema: Ishte Emiljano Lela, doktori i Onkologjikut, Edmond Gashi, administratori i klinikes Halil Gashi dhe mjekja Alketa Ymeri.  
Emiljano Lela i cili kishte detyrën e koordinatorit në Shërbimin onkologjik merrte pacientët pa rradhë dhe i dërgonte tek mjek tjetër nga ai që ishte rekomanduar dhe konkretisht tek Edmond Gashi. Për pacientët e dërguar tek klinika e Edmond Gashit ai merrte përqindje dhe kjo e parë dhe nga kqyrja e telefonit. Si rregull nuk lejohet kalimi i pacientëve nga një mjek në tjetrin ditën e parë të vizitave, kjo është pohuar për prokurorinë e Tiranës edhe nga shefja e shërbimit Silvana Çeliku, shefi i radioterapisë Orgest Spahiu dhe administratorja Alketa Ile Dhimitri.

Më pas mjeku Edmond Gashi i sugjeronte pacientët të shkonin tek klikina e vet private duke iu shpjeguar se është rradhë e madhe në spitalet shtetërore dhe situate është emergjente.

"Mjeku nuk shkonte tek pacientët që kishte në klinikën e vet private kur lajmërohej nga infermierët se pacienti ka temperaturë duke thënë ‘vari leshtë’ kjo e vërtetuar dhe me interceptimin telefonik të përshkruar më sipër. Nuk i tregon pacientëve që në spitalin e tij privat bëhen vetëm skanerat, biopsia dhe për kimioterapitë dhe për rrezet pacientët duhet të kthehen prapë në spitalin shtetëror. Ky mjek merr kartelat e pacientëve dhe i mban në zyrën e tij kur si rregull duhet të lihen në punktin e kirurgjisë' thuhet në dosje.

Halil Gashi i cili ishte administrator i klinikës ‘Megis’ nuk jepen fatura tatimore për operacionet e kryera apo shërbimet e tjera mjekësore të kryera pranë kësaj klinike si skaner, mamografi etj.

Gjithashtu mjekët punonin të paregjistruar si rasti i mjekes Aleta Ymeri (Pere) e cila ka firmosur në kartelën e pacientes B.XH por nuk është mjeke e regjistruar pranë kësaj klinike. Vetë mjekja Alketa Ymeri për këtë u shpreh se ka marrë më shumë prej 10 mijë lekësh nga Edmond Gashi.

 

Postimi i Mjekut Edmond Gashi 

 

Postimi i Mjekut Edmond Gashi 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 30/06/2024 00:17

    Sigurisht qe mund te zgjedhesh klinikat private e sherbimet ne to,por kjo behet nga ata qe kane para,apo nga ata qe preferojne privatin per cilesine e mundesite.Kurse tek ty vinin njerez qe manipuloheshin,njerez qe ishin ne hall te madh,sepse koleget tuaj ua kishin bere gogol rradhen e kohen e pritjes tek shteterori,sepse koleget tuaj prishnin,nuk vinin ne pune aparatura,apo nuk njoftonin per to,sepse u leverdiste qe hallexhinjte e deshperuar t'i drejtonin tek ju e te ngjashem,qe t'i milnit mire financiarisht si per sherbime,si per barna.

    Përgjigju
  • Mjeku privat: 29/06/2024 22:57

    Joooooo mjeke te ounesuar dhe ne shtet dhe me klinike private. O ne shtet o privat. Kush kapet me kopje" pare" ti hiqet licensa se ka thyer betimin e mjekut. Ka me thjesht se kaq!?

    Përgjigju
  • SHQIPTARI: 29/06/2024 12:19

    PO MIRË MORE ZOTËRINJ PËRSE DUHET PYETUR HAJDUTI QË KE VJEDHUR TI APO JO, KUK ËSHTË KAPUR ME PRSH NË DORË??DHE TEK E FUNDIT A NUK E KUPTONI SE PËRSE NUK PRONONCOHET FLAMURI PA SHKOP, SE DHE AI QË ËSHTË NËNA E SAJIMEVE NUK ËSHTË I ZOTI MË TË SAJOJ.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Skandali te Onkologjiku, Rama mbledh nesër shefat e shërbimeve në QSUT

Skandali te Onkologjiku, Rama mbledh nesër shefat e shërbimeve në QSUT