Atmosfera që tifozët e Kombëtares kanë dhuruar në Gjermani gjatë Euro 2024 ka qenë fantastike, teksa në ndeshjen kundër Italisë në stadiumin e Dortmundit ishin më shumë se 50 mijë zemra kuqezi.
Paçka humbjes 2-1 me Italinë, mbështetësit nuk e ndalën festën dhe këngën. Që shqiptarët kanë vërshuar në Gjermani, kjo dihet, teksa në një video të shpërndarë në kanalet e komunikimit, disa prej tyre kanë parakaluar edhe autobusin e kombëtares serbe dhe i kanë treguar flamurin dhe simbolet kuqezi.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)