Situatë e dyshimtë në Euro 2024, Zvicrës i vjedhin tre laptop me të dhëna dhe statistika

Situatë e dyshimtë në Euro 2024, Zvicrës i vjedhin tre laptop me të dhëna dhe statistika

Foto ilustruese

Zvicra është në 1/8 e Euro 2024 dhe përballet më 29 qershor me Italinë në Berlin. Në kampin e helvetëve nuk janë të qetë pasi ka ndodhur një vjedhje dhe tre laptop të stafit nuk gjenden, çka te Zvicra janë të shqetësuar për vjedhje.

Gjithçka ka ndodhur në një hotel në Dusseldorf, ku kombëtarja ishte akomoduar për ndeshjen kundër Gjermanisë. Personi që ka kryer këtë krim ende nuk është identifikuar.

Adrian Arnold, një nga përfaqësuesit e Federatës Zvicerane të Futbollit, u shpreh në lidhje me këtë situatë: “Mund të konfirmoj se tre laptop të punonjësve tanë janë vjedhur nga hoteli dhe ne tashmë e kemi raportuar këtë në polici. Për momentin nuk na duhen më këto të dhëna për analiza të sakta në turne. Nëse ishte sulm ndaj të dhënave të kombëtares zvicerane, ata sulmuan ekipin e gabuar”, tha ai.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni