Këtë të enjte duke nisur nga ora 21:00 janë programuar 18-të ndeshjet e fundit të fazës së ligës në Europa League, që përkojnë me raundin e tetë.

Lyon dhe Aston Villa e kanë siguruar deri tani një biletë për në fazën e 1/8-ave, ndërsa pa objektiva si të eliminuara janë klubet e Rangers, Sturm, Nice, Utrecht, Malmo dhe Maccabi Tel Aviv. Ndërkohë skuadrat e tjera do garojnë për objektivat përkatëse. Në fund të takimeve do mësohen 8 skuadrat që kalojnë në fazën e 1/8-ave, 16 ekipet që do garojnë në play-off dhe 12 ekipet që zyrtarisht do eliminohen.

Në takimet e sotme do ketë përballje si Betis - Feyenoord, Midtjylland - Dinamo Zagreb, Panathinaikos - Roma apo Lyon - PAOK Selanik. Ekipi grek do jetë në fushë paçka aksidentit tragjik që la pas shtatë viktima, tifozë të PAOK-ut.

Europa League, raundi i 8-të i fazës së ligës (i fundit):

E enjte, 29 janar 2026 21:00

Aston Villa - Salzburg

Basel - Plzen

Betis - Feyenoord

Celtic - Utrecht

Crvena zvezda - Celta Vigo

Porto - Rangers

FCSB - Fenerbahce

G.A. Eagles - Braga

Genk - Malmo FF

Lille - Freiburg

Ludogorets - Nice

Lyon - PAOK

Maccabi Tel Aviv - Bologna

Midtjylland - Dinamo Zagreb

Nottingham - Ferencvaros

Panathinaikos - Roma

Sturm Graz - Brann

Stuttgart - Young Boys

Renditja:

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 28 Janar, 09:18

    Burg deri në një vit për parkim dysh, si e vlerësoni?