Europiani shton pijedashësit! Pensionisti një jetë kuqezi: Pi me shokët të heq emocionet

Një jetë tifoz kuq e zi. As profesioni i mësimdhënies dhe orët e gjata duke ju shërbyer të vegjëlve nuk ja kanë zbehur dashurinë për kombëtaren 69-vjeçarit Zija Hoxha nga Tirana.  Edhe pse tani pensionist ai thotë se nuk e tradhton kurrë skuadrën e zemrës kuq e zi.

“Ajo është në shpirt dhe në zemër. Natyrisht është krenaria jonë kombëtare dhe duhet vlerësuar. 90% të ndeshjeve të Tiranës i kemi ndjek në stadium, prej mbi 50 vjet. Nuk lej ndeshje pa parë”, thotë tifozi.

Itali- Shqipëri, duket e ka zhgënjyer. Zijaji priste më shumë dhe për kombëtaren rezervon kritika.

“Prisnim më shumë me Italinë. Në fushën e lojës më të saktë, më me shpirtin e garës sepse tifozët kuq e zi presin shumë nga ato, janë krenaria e kombit”, thotë Zija Hoxha.

Akthin e golave Zijai me miqtë e tij, por edhe e gjithë tifozëria po e shuajnë me më shumë se një gotë birrë.

Shtimi i konsumit, jo vetëm nga tifozët e kombëtares por edhe nga ata të huaj i ka bërë bizneset të arrijnë fitimin e tyre, edhe pa abuzuar me çmimet.

“Tregtarët nuk kanë rritur çmimet, njësoj po i marrim”.

“Po pimë më shumë alkool e birra normal në evropian, po i marrim me të njëjtin çmim”.

“Patjetër që po pimë më shumë, ka konsumues por, s’ka rritje. Njësoj çmimet”.

Konsumi i lartë në këtë kampionat dëshmohen edhe nga të dhënat e importit, ku sipas Drejtorisë së Doganave në 5 mujorin e parë të vitit bizneset kanë blerë nga jashtë 220 ton birrë më shumë se e njëjta periudhë vjet. Po ashtu me 150 tonë jashtë shtuar importet e kafes si dhe me 47 tonë më shumë edhe cigarja.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tana: 17/06/2024 22:15

    Ta pifte dreqi ne bark!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, sa cilësor është shërbimi në spitale shtetërore?



×

Lajmi i fundit

Berat Gjimshiti: Të udhëhiqja Kombëtaren ishte unike, na mungoi fati

Berat Gjimshiti: Të udhëhiqja Kombëtaren ishte unike, na mungoi fati