Evi Kokalari sfidon Argita Malltezin: Do garoj me të për kryetare të PD! Si thua, Sali Berisha?

Evi Kokalari sfidon Argita Malltezin: Do garoj me të për kryetare të PD! Si thua, Sali Berisha?

Evi Kokalari dhe Sali Berisha

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari e cila papritur u bë pjesë e grupimit të Sali Berishës, por që më pas u kthyer në kritiken e tij pas zhvillimeve brenda Rithemelimit, ka reaguar lidhur me “thashethemet” dhe situatën brenda Partisë Demokratike.

Në një kohë kur përflitet se vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi, do të futet në garë për tu bërë kryetare e forcës politike e cila prej shumë vitesh ka qenë nën ndikimin e të atit, Kokalari s’ka nguruar që të sfidojë hapur Malltezin.

Nga Amerika, aty ku dhe jeton, Kokalari shprehet se nëse Malltezi futet në garë për kreun e PD-së, atëherë ajo do të kthehet në Shqipëri dhe t’i bashkohet garës.

Në lidhje me këtë, Kokalari me ironi i kërkon “mendim” edhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Nëse Argita Malltezi Berisha do hyj ne gare për kryetare te PD-se, do kthehem dhe unë te futem ne gare me te. Si thua, Sali Berisha?”, shkruan Kokalari.

Postimi i Kokalarit

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ledi: 07/07/2024 11:40

    E ke seriozisht te garosh me pronaren e PD ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Arrestohet Beqaj, po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën e korrupsionit?



×

Lajmi i fundit

Alarmi, mungesa e borës në Himalaja rrezikon të lërë pa ujë 2 mld njerëz

Alarmi, mungesa e borës në Himalaja rrezikon të lërë pa ujë 2 mld njerëz