Evi Kokalari vendosi një standard në grupimin që përfaqëson

Evi Kokalari vendosi një standard në grupimin që përfaqëson

Në fakt, nuk është e para që çon në gjykatë një kundërshtar të mendimit të saj, që e ofendoi publikisht duke i cënuar dinjitetin, por është e para që fitoi mes të tjerësh nga një grupim politik që ofendimin, përbaltjen, shpifjen dhe gënjeshtrën e ka ngritur në metodologji dhe armë. Jo sot, por për dhjetëra vite me radhë.

Mësohet nga burime gazetareske se Evi Kokalari, aktiviste, anëtare dhe mbështetëse e Sali Berishës dhe grupimit që ai përfaqëson, fitoi në gjykatë përballjen me Ervin Salianjin për akuza dhe ofendime që mesa duket, Salianji apo avokatët për të, nuk i kanë mbështetur në prova dhe fakte. Gjykata e dënoi Salianjin me 50 mijë lekë gjobë, por më e rëndë se shuma, është fakti që një politikan kapet të gënjejë dhe të ofendojë.  Sali Berisha është dënuar gjithashtu nga një gjykatë për shpifje ndaj Carlo Bollinos (e kundërta nuk ka ndodhur kurrë), por edhe një dënim si shpifës nuk e ndal këtë politikan të vazhdojë në rrugën e tij me metodat që ka zakon dhe të tjerë ndjekës së tij e imitojnë duke e tejkaluar në shpifje plot pasion. Erion Velija është një nga ata politikanë që nuk përton të çojë në gjykatë kundërshtarë që shpifin apo e akuzojnë, Edi Rama gjithashtu, e të tjerë politikanë të majtë.

Në bllokun e të djathtës Evi Kokalari rezulton e para që merr një rezultat konkret nga një gjykatë që i jep të drejtë në të njëllojtët e saj dhe duhet të jetë shembulli udhëheqës për të gjithë të tjerët, të ngjashëm në ideale dhe mendime me të. Standartet që pretendohen për vetveten duhet të vlejnë ama edhe për çdo kundërshtar dhe një gjykatë, si në çdo vend të civilizuar, nuk duhet të komentohet pasi e ka dhënë fjalën e saj. 

Shqipëria duhet të ndryshojë me urgjencë dhe vendosmëri diskursin publik të urrejtjes, dhunës dhe përbaltjes të kundërshtarëve të opinioneve. Shumë prej nesh duhet të pajisen me një frenim të gjuhës para se të hedhin në konsum publik përcaktime depersonalizuese.

Eshtë shenjë e mirë që një grua në të djathtën shqiptare të pretendojë dhe të arrijë një rezultat në gjykatë dhe nëse ky është një fillim edhe në këtë bllok politik për të zhdukur gjuhën e dhunës, ndoshta, të rinj, shqiptarë të punës e të mendjes, mund të afrohen në një mjedis deri tani kaq toksik e “të fortë” saç vazhdon të mbetet ky i politikës. Ka shumë shqiptarë të vlefshëm që do të duhej të ishin në radhët e politikës, por ka fare pak që janë të gatshëm të baltosen, ofendohen me fakte të sajuara e epitete dinjitet cënuese, siç dikush që e e njohim mirë të gjithë, ka bërë dhe vazhdon të bëjë në gjithë këto vite.

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë