‘Evita’, kënga që s'jemi gati ta këndojmë

‘Evita’, kënga që s'jemi gati ta këndojmë

Elsa Lila

Ndërsa hyj në këtë botë në të cilën po shkruaj, lehtësisht (siç bëhet pothuajse gjithçka këtu) vërej se po komentohet pjesëmarrja e Elsës në festivalin e këngës, e kryesisht po përflitet për përfshirjen e saj në "botën e krimit". Kjo duket një gjë e shëndetshme nëse shoqëria jonë nuk do të ishte e njëjta që Stresit, Noizit, Mozikut, Getinjos, Mato Lales e vargut të pafundmë të sojit të tyre mashkullor jo vetëm që të njëjtat punë ua numëron për zotësi, por u jep mundësinë të njihen si filantropë.

Një grua që e humbi nënën nga dora e një burri, kryesisht vetëm sepse ishte grua, merr guximin t’i këndojë ardhjes në jetë të një gruaje, në mes të një shoqërie ku të jesh grua është fatkeqësi. Duket sikur Elsa ka harruar që kësaj shoqërie i lind dielli e i hapet qielli, vetëm kur i lindin djem.

Kësaj shoqërie kur i lindin vajza i fiken dritat e i errësohet arsyeja. Kësaj shoqërie shumica e vajzave i kanë lindur në kërkim të djalit të deshirit. Në këtë shoqëri sot e kësaj dite, kur lind vajzë themi: mos u mërzit jeni akoma të rinj, do e keni dhe djalin!

Duket se kënga e saj është kënga që kjo shoqëri nuk është akoma gati ta këndojë.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!