Evropa epiqendra e pandemisë së COVID-19 gjatë shtatë ditëve të fundit

Evropa epiqendra e pandemisë së COVID-19 gjatë shtatë ditëve të fundit

foto ilustruese

Kontinenti Evropian mban vendin e parë për sa i përket infektimeve me COVID-19. Këto shtatë ditët e fundit konsiderohet epiqendra e pandemisë, pavarësisht një rënieje të rasteve të reja.

 

Më poshtë vijojnë zhvillimet që kanë shënuar këtë javë, duke nisur nga të dhënat zyrtare.

Ngadalësim në Europë

Pandemia ka vazhduar të përhapet me ritme të shpejta këtë javë në botë me 593 000 raste të reja të regjistruara në ditë, rreth 3% më shumë se javën e mëparshme, sipas të dhënave zyrtare.

Me 264 100 raste të reja ditore, Spanja është rajoni që ka regjistruar numrin më të lartë të kontaminimeve, shumë para SHBA-së/Kanadasë me 172 200 raste në ditë.

Por, rastet e reja kanë shënuar një rënie të lehetë me -7% në një Europë, ku shumë vende janë kufizuar ose i janë nënshtruar shtetrrethimit, ndërkohë që rastet kanë shënuar rritje në Amerikën e Veriut me +26%.

Tendenca është përshpejtuar në pothuajse të gjitha rajonet e botës, në Lindjen e Mesme me (+9%), Amerikën Latine/Karaibe (+3%), Afrikë (+2%).

Kontaminimet janë ulur në Azi (-8%).

Nëse qarkullimi i virusit është rritur në Oqeani (+12%), ai mbetet shumë i ulët (15 raste në ditë).

Përshpejtimet kryesore të virusit
Serbia është vendi ku epidemia është përshpejtuar më shumë me (+68%, 4 300 raste të reja në ditë), e ndjekur nga Azerbajxhani me (+47%, 2 000 raste në ditë), Pakistani (+43%, 2 300 raste), Japonia (+43%, 1 600 raste) dhe Turqia (+40%, 3 600 raste në ditë).

Rëniet më të mëdha të qarkullimit të virusit

 

 

Ulja më e madhe është vërejtur në Nepal (-41%, 1 500 raste të reja në ditë).

Pasojnë Republika Çeke (-38%, 5 100), Franca (-37%, 26 800), Belgjika (-36%, 4 300) dhe Meksika (-35%, 4 000).

Republika Çeke, Franca dhe Belgjika kanë vendosur kufizime të rënda në javët e fundit.

Më të kontaminuarat
SHBA-ja është vendi që ka regjistruar numrin më të madh të infektimeve të reja këtë javë, me 167 400 raste të reja ditore, përpara Indisë me 39 200 dhe Italisë me 34 600).

Trendi po përmirësohet në Indi (-14%), është i qëndrueshëm në Itali, por, po përkeqësohet dukshëm në SHBA (+ 26%).

Pasojnë Brazili (28 600, + 18%) dhe Franca (26 800, -37%).

Në proporcion me popullsinë, duke përjashtuar mikroshtetet, Luksemburgu mbetet vendi me më shumë raste këtë javë (643 për 100 000 banorë), përpara Gjeorgjisë (587), Malit të Zi (561), Austrisë (515) dhe Sllovenisë (489).

Nga 31 vendet me një shkallë incidence mbi 200, 29 janë europiane.

Fatalitetet
SHBA-ja ka regjistruar më shumë të vdekur gjatë javëve të fundit (1 400 në ditë), para Italisë (612), Francë (595), Brazilit (540) dhe Indisë (494).

Bilanci global
Pandemia ka shkaktuar të paktën 1,36 milionë të vdekur në botë që prej fundit të dhjetorit 2019, për më shumë se 56,8 milionë të kontaminuar të konfirmuar.

SHBA-ja mbetet vendi më i prekur me 252 555 të vdekur para Brazilit me 168 061 dhe Indisë me 131 578.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër