Fabula e çuditshme e ish-zyrtarëve të PS-së të rënë nga fiku, që kërkojnë të votohet Berisha e Basha

Fabula e çuditshme e ish-zyrtarëve të PS-së të rënë nga fiku, që kërkojnë të votohet Berisha e Basha

Thirrja e Ylli Manjanit drejtuar qytetarëve shqiptarë që të votojnë me 25 prill Partinë Demokratike, ishte e pritshme për shumë njerëz. Ngaqë Ylli Manjani ka qenë një kundërshtar i fortë i Edi Ramës që prej vitit 2010, kur u largua nga PS.

U largua pasi nuk u zgjodh deputet i PS-së në Dibër, e bëri presion që të vendoset si pasojë e dorëheqjes së një deputeti që të vijë ai.

Shkoi te LSI, me të cilën u bë zv.ministër, minister, por pas largimit si ministër nuk është se ka pasur gjithmonë qëndrime lineare me partinë e Ilir Metës.

Megjithatë, rasti i Manjanit nuk do të përbënte një zhvillim nëse do të ishte thjesht një histori e veçuar.

Kjo, pasi janë disa zyrtarë të lartë; ministra, ofiqarë, deputetë e tjerë, të kohës së PS-së, që janë bërë ndër përkrahësit më të ethshëm të PD-së.

Kastriot Islami: ministër i Arsimit, kryetar Parlamenti, ministër Financash, zv.kryeministër, deputet në kohën e PS-së, që prej vitit 2010 është një nga politikanët më të ethshëm që përkrahin Sali Berishën.

Në vitin 2013 kaloi në PD dhe e shpëtoi Qeverinë e Berishës, madje u bë edhe deputet i saj, por vetëm për një mandat.

Arben Malaj ka qenë ministër i Financave, i Ekonomisë, kryetar i grupit parlamentar i PS-së, kandidat për kryetar bashkie i Vlorës, deputet disa mandate.

Por sot është një nga përkrahësit më të ethshëm të opozitës së Lulzim Bashës.

Agron Duka, prefekt i Durrësit, deputet i PS-së, ministër Bujqësie në kohën e PS-së.

Në 2013, Edi Rama nuk e bëri deputet me PS-në e doli me republikanët e Mediut. Ja doli të hyjë në Parlament.

Prej atëherë ka harxhuar shumë energji, ka marrë Partinë Agrare, ka xhiruar andej këndej duke mbështetur Lulzim Bashën e natyrisht është një nga ana që kërkon fort të votohet kundër Partisë Socialiste.

Kështu është edhe Agim Hushi, kandidat për deputet i Partisë Socialiste në Kavajë përballë Sali Berishës në 2005, por që ka 8 vjet që bën thirrje për të votuar PD-në, apo dhe Elmaz Sherifi, ish-deputet i PS, Asllan Dogjani etj.

Ndërkaq nga ana tjetër ka shumë figura dhe politikanë që janë larguar nga Partia Demokratike në vite, madje me konflikte edhe më të ashpra në këto 30 vite.

Por asnjëherë, asnjëri prej tyre nuk ka bërë thirrje që të votohet Partia Socialiste.

I ndjeri Gramoz Pashko është një nga politikanët që u konfliktua që në fillim ashpër me Sali Berishën, madje duke përjetuar edhe drama personale dhe familjare.

Pashko kaloi me PAD-në e në vitin 1997 u bë këshilltar ekonomik i Fatos Nanos, më pas i Pandeli Majkos e Ilir Metës.

Arriti të bëhet edhe zv.ministër i Arsimit në qeverinë e PS-së. Por kurrë nuk bëri thirrje që të votohet PS-ja.

E njëjta me Neritan Cekën, Preç Zogajn, që ishin jo thjesht aleatë, por zyrtarë të aleancës me PS-në dhe qeverisjes së saj.

Në 2005 të gjithë këta u kthyen në PD.

Por me qeverisjen e PD-së pas 2005  natyrisht që pati të pakënaqur që nga Bamir Topi, e grupi i deputetëve që u bashkua me të, por asnjëherë ata nuk bënë thirrje që të votohej PS, megjithëse ishin kundërshtarë të Berishës.

Kjo ndodh edhe sot: Jozefina Topalli, Astrit Patozi etj që janë përplasur me Lulzim Bashën, por publikisht thonë që të rrëzohet Edi Rama nga pushteti.

E gjjithë kjo sjellje politike e këtyre politikanëve të së djathtës, të distancuar nga Berisha në fillim e Basha sot ka një logjikë normale.

Ata nuk mundet të bëjnë thirrje që mbështetësit që ata dikur i kanë kërkuar votat, të votojnë Partinë Socialiste.

Po atëherë, si mundet që Arben Malaj e drejtues të tjerë të së majtës, që dikur që kanë pasur rival Sali Berishën, kanë marrë vota e kanë bërë fushatë  me zgjedhësit e majtë, sot të kërkojnë që të votohet për PD.

Kujt i drejtohen ata realisht?

Ilir Meta, në vitin 2005 mori mjaft vota të majta, duke akuzuar Fatos Nanon se nuk ishte tamam i majtë dhe mori në një farë mënyrë imazhin e një “mehmetshehu” që ishte tipik drejtues i fortë i së majtës.

Dhe në lidership pati mjaft figura të së majtës. Por kur në 2009 bëri aleancë me Berishën, kjo logjikë u rrëzua.

Po atëherë si ka mundësi të gjithë këta figura që kanë marrë vota, poste, ofiqe, privilegje si përfaqësues të PS-së, për shembull Ylli Manjani ka qenë edhe sekretar i përgjithshëm i qeverisë së Fatos Nanos, sot të dalë e të thotë votoni PD-në?

Edhe mund të ndodhë, por nuk kemi të bëjmë me një mesazh politik, por thjesht me një qëndrim personal. Ata nuk janë më përfaqësues.

Mund të thonë se janë qytetarë, por në publik nuk janë bërë të njohur si të tillë,  por si zyrtarë të PS-së. Edhe pse bëjnë thirrje për të votuar PD-në, ata mbahen mend thjesht si zyrtarë të PS-së, që kërkojnë të votohet PD. Po cila është arsyeja?

Ja marrim si shembull Kastriot Islamin: ai vetëm kryeministër e president nuk është bërë nga PS, pasi të gjitha postet i ka pasur.

Po përse atëherë kërkon të votohet Berisha që e ka bërë vetem 4 vjet deputet?!/Tema

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TA RRRAS LALA: 16/01/2021 12:34

    O i ashuquajtur Redaksia qeke një koqe ti që se paske shokun. Po kta tipa që ti i përmēnd për mir jan njerzit më pisa të kombit Shqiptar. Kta për 30 vjet i nxorën uj të zi Shqipris. E shkatruan, e dogjën, e vodhën, e shitën te greku evgjit Detin. Çfar të mire ka bër ilir kak meta ? ? ? ? ? O loqe Redaksia. Ylli Manjani një IDJOT me shkoll të bler çfar të mire i ka bo Shqipris o loqe Redaksia ? ? ?

    Përgjigju
  • mara: 16/01/2021 11:58

    Sepse janë pa shtyllë kurrizore, kanë ngrënë diku një lugë çorbë të prishur dhe vjellin vrer gjithë jetën. Merri me radhë të gjithë dhe sheh se ku kanë ngecur, se kritikat e tyre nuk kanë qënë me qëllim përmirësim të punëve, por kanë qënë personale...të pafuqishëm për të argumentuar dhe dalin me thirrje të tilla. Vërtetë që kanë marrë shumë nga PS-ja por çfarë i kanë dhënë? Cili është kontributi i secilit në PS. Vetëm kanë futur shkopinj nën rrota, merrni Kaç ziun me ligjin për zgjedhjet, merrni këtë farë Manjani me drejtësinë, merrni Metën me korrupsionin 700 mijë eurosh? apo me vilat tek Lalëzi me 11 banjo? Turp, njerëz pa moral që vetëm përfitime personale kanë dashur, ky Malaj ka gjurmët e tij tek firmat, e keni pyetur ndonjëherë a është penduar? Unë mendova të shpreh mendimin tim e të sjell këto fakte. Ju keni të tjerë mbase...faleminderit nëse e pasurojmë me të tjera fakte dhe i përgjigjemi pyetjeve të bëra në këtë artikull. Do sugjeroja të mos fyeni, por vetëm të jeni realistë me argumenta.

    Përgjigju
  • Redaksia: 16/01/2021 11:41

    Mos shtoni tension e mos u beni kaq cinike. Teoria qe gjithcka fillon me rilindjen apo fillon me mua eshte e marre fund ne cdo cep te globit. Keta njerez qe citoni ju o te nderuar media kane drejtuar kete vend ne ditet me te veshtira, keta kane lene gjurme jo per koncesione e vjedhje, as per degjenerim. Minimumi keta qe permendni ju jane te shkolluar e te lexuar. Epoka juaj ne histori nuk nxe me shume se dy apo tre fjali. Ju po beheni promotore vetem te acarimit vetem te militanteve per interesat e dites, qe fatmiresisht po tkurren me ore jo me dite. Artikull i ndyre ne thelb dhe tregues domethenes ku keni perfunduar kaq shpejt per 8 vite. Good luck thote nje nga mekembesit rilindas.

    Përgjigju
  • Paradoksi: 16/01/2021 11:34

    E ka thënë bukur Fan S Noli:.. Arnautët ndryshojnë sipas interesit,si ngjyrat në Kaleidoskop..Tradhëtarët ngrehosen e kanë buste e Pasuri, Heronjte e kombit,janë harruar në varfëri...!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale