Edhe ai si të gjithë shqiptarët në këtë periudhë festash ka dashur të japë urimin e tij për 100-vjetorin.
Berisha e ka realizuar këtë, nëpërmjet disa fotove të publikuara në faqen e tij, në rrjetin social Twitter. “Happy Sunday and happy #100yearsALBANIA with. These 3 albanian # beauties”, “Të dielë të lumtur dhe gëzuar 100-vjetorin me këto tre bukuroshe shqiptare”, -ka shkruar Berisha, ndërkohë që ka postuar një foto të tre modeleve shqiptare.
(Në foto modele shqiptare të fotografuara nga Fadil Berisha)
Gjithashtu fotografi i talentuar ka publikuar edhe një foto të modeles me famë botërore Emina Cunmulaj, të veshur me një fustan të gjatë, të kuq deri në fund të këmbëve, i cili përfaqëson ngjyrën e flamurit tonë kombëtar.
(Në foto modelja Emina Cunmulaj)
Në këtë foto Cunmulaj shfaqet e rrethuar nga djem me veshje tradicionale shqiptare.
(xh.k/shqiptarja.com)