Gjatë ditës së sotme, disa media publikuan lajmin se “Qeveria shqiptare i ka dhënë statusin e investitorit strategjik për ndërtimin e një hoteli dhe shfrytëzimin e një zone bregdetare në Himarë, një kompanie në pronësi të bashkëshortit të ministres së Jashtme, Olta Xhaçka dhe ish-deputetit socialist, Artan Gaçi”.
Sipas mediave që e publikuan lajmin, shpallja si investitor strategjik i bashkëshortit të Ministres ngre shqetësime për konflikt interesi, por si qëndron në fakt e vërteta e kësaj procedure?
Mjafton një analizë e thjeshtë e procedurave ligjore për dhënien e statusit “investitor strategjik” për të kuptuar se pretendimi i mediave online nuk qëndron.
Së pari duhet sqaruar se statusi i investitorit strategjik nuk është as pronë publike dhe as ndonjë favor që qeveria i bën individëve të caktuar, por një e drejtë ligjore që qeveria ka detyrën t’ia njohë çdo investitori që plotëson kriteret ligjore për ta marrë.
Së dyti, në legjislacionin shqiptar nuk ka ndonjë ligj që ndalon bashkëshortin e Ministres së Jashtme, në këtë rast një person që gjatë gjithë jetës ka punuar në sektorin privat, të bëjë biznes në një pronë private. Për më tepër, ky status nuk jepet as nga Ministria e Jashtme.
Të drejtën për të përdorur plazhin përpara hotelit, përkundrejt pagesës që përcakton ligji, e ka çdo ndërtues në çdo cep të Republikës së Shqipërisë. Për më tepër, në këtë rast, shoqëria përfituese nuk është në pronësi të bashkëshortit të ministres, por një shoqëri e cila ka marrë në menaxhim pronën të cilën e ka zhvilluar zoti Gaçi.
Kështu, bëhet fjalë për një proces brenda kornizave të legjislacionit shqiptar që i njihet dhe i takon çdo biznesmeni të sipërmarrjes së lirë në vendin tonë./Lexo.al
Sondazhi i ditës:
16 Nëntor, 09:13
Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?
-
Të drejtë
59%
-
Të gabuar
35%
-
Nuk e di
6%
Vota total: 3147
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Hasani pret kreun e OSBE, zv/kryeministrin e Maltës, ministri: Mbështetje për rrugën tonë drejt BE-së! Borg: Inkurajojmë Shqipërinë për integrim, goditje korrupsionit
13 Nëntor, 10:29
-
DOKUMENTI- Grupi i PD kallëzon në SPAK 74 deputetët e PS, listën e prin Edi Rama: Penguan ekzekutimin e 2 vendimeve të Kushtetueses për mandatin e Xhaçkës
2 Tetor, 11:05
-
Basha ngre çështjen 'Salianji' në Këshillin e Europës në Strasburg: Të çojmë përpara vetting-un në politikë, të bllokuar nga mazhoranca
30 Shtator, 13:59
-
Hasani në Washington, merr pjesë në Takimin e Ministrave të Jashtëm të Koalicionit Global Kundër ISIS
30 Shtator, 10:20
-
Mandati i Xhaçkës, Komisioni i Venecias e shqyrton më 6-7 dhjetor, një mision faktmbledhës në Tiranë të dëgjojë palët
25 Shtator, 18:29
-
Një vit nga sulmi në Banjskë, Ministria e Jashtme e Shqipërisë: Drejtësia duhet të vihet në vend pa vonesa dhe justifikime
24 Shtator, 17:40
-
Mandati i Xhaçkës/ Debate në konferencën e kryetarëve! Bardhi: Orientuat votimin, hodhët në erë Gjykatën Kushtetuese! Peleshi: Duhet qartësim, na ndihmon Komisioni i Venecias
17 Shtator, 09:59
-
PS i përgjigjet SHBA-së pse nuk çoi në Kushtetuese mandatin e Xhaçkës! Peleshi: Ka paqartësi! Presim vendimin e Komisionit të Venecias
16 Shtator, 10:36
-
Alban Daci: Dërgimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese në Komisionin e Venecias!
13 Shtator, 20:41
-
Mandati i Olta Xhaçkës/ Spiropali i drejtohet Venecias: A mund të detyrohen deputetët që të votojnë në një mënyrë të caktuar? JA LETRA E PLOTE
13 Shtator, 14:30
-
Abstenimi për mandatin e Xhaçkës, Çollaku: Sot duhet të ishte shpërndarë Kuvendi! Republika ka rënë
13 Shtator, 14:26
-
PS nuk çoi në Kushtetuese mandatin e Xhaçkës, reagojnë ashpër ndërkombëtarët! SHBA: Kuvendi shpërfilli vendimin! BE: S'është hap në drejtimin e duhur
13 Shtator, 12:51
Kjo eshte per te qeshur dhe uleritur.... Sa biznesmene ge tjere ka qe nuk kapin dot nje tender me vlere sepse nuk te lene uqerit e politikes.... Eshte e turpeshme por a kane turp te tillet...
Përgjigju