Familja e varfër në Ishëm, kryefamiljarët vuajnë nga paaftësia fizike, të vetmet të ardhura që përfitojnë është Kemp-i

Varfëria  ka pllakosur familjen Vesel Pajës nga njësia administrative e Ishmit në Durrës. Banesa ku ata jetojnë është plotësisht e  amortizuar. Muret janë të çara e tavanet të rëna. Familja katër antarëshe jeton çdo ditë me frikën se ajo do të shembet e do ti zëre brenda.

E si të mos mjaftonte e gjitha kjo, problemet shëndetësore të kryefamiljarëve e vështirësojnë edhe më tepër situatën e tyre.  Të zotët e shtëpisë vuajnë nga paaftësia fizike. Por, pavarësisht kësaj e vetmja që përfiton një kemp prej 8 mije e 500 lekësh është e zonja e shtëpisë, Zamira Paja, para të cilat janë të pamjaftueshme për të blerë ilaçet e jo më për të përballuar jetesën.

"Burri është i pafuqishëm që të punoje. Nuk kemi që ta sistemojmë shtëpinë, pasi marr shumë pak lekë. Nuk na dalin me u ushqy jo më të bëjmë gjë.  Shtëpia është hap komplet nga tërmetet. Shiu hyn nga çatia, pasi është e dëmtuar. I bëj apel shtetit që të më ndihmoje që të sistemoj shtëpinë dhe të jetojmë edhe ne si gjithë të tjerit." thotë kryefamiljarja.

Kjo familje e varfër bën apel për ndihmë me qëllim që edhe ata të jetojnë në një strehë si gjithë të tjerët, pasi vetë nuk kanë asnjë mundësi për ta arritur këtë gjë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë