Skuadra kombëtare e Brazilit mund t’i numërojë pesë fitoret e saj me njërën dorë. Por dhe nëse fiton kupën e gjashtë, eksziton një familje që do të jetë në gjendje ta bëjë numërimin po me një dorë. Katërmbëdhjetë pjestarët e familjes Da Silva që jetojnë pranë kryeqytetit Brazilia, kanë lindur me nga gjashtë gishta në çdo dorë dhe këmbë, për shkak të një deformimi gjenetik të quajtur polidaktili. 

Familja është shumë krenare për gishtat e tyre shtesë dhe njëra nga pjestarët e familjes me gjashtë gishta beson se ata mund ta ndihmojnë skuadrën të fitojë kupën e gjashtë të Botës nëpërmjet energjisë pozitive që përcjellin duke bërë tifo për skuadrën kombëtare, Brazilin.

Ata tërhoqën vëmëndjen e mediave në Brazil dhe më gjërë pas deklaratave të tyre në rrjetin social facebook, ku kanë shrehur se do të ndihmonin skuadrën e Brazilit nëpërmjet energjisë që mendojnë se mbartin falë gishtave të tyre të gjashtë. 

Kjo familje e ka trashëguar prej brezash këtë deformim gjenetik që në fakt për ta nuk është aspak i tillë, madje përkundrazi, nëse dikush nga familja ka vetëm pesë gishta janë ata që ndihen të përjashtuar dhe ndihen më inferior, shprehet nëna e njërit prej djemve i cili gjithashtu aspiron të luajë futboll dhe tu ngjajë idhujve të tij nga skuadra e brazilit, si Pele dhe Neymar. 

Jeta e këtyre njerëzve me gishtat ekstra është mëse normale në të gjitha aktivitetet e përditshme të tyre duke mos u krijuar asnjë problem. Të vetmet që ankohen janë femrat e familje të cilat për shkak të estetikës së të veshurit këpucë të hapura, kanë preferuar ti heqin gishtat e gjashtë të këmbëve me anë të operacioneve. 

Redaksia Online
(Gre.M/F.I/Shqiptarja.com)