Familjarët e Blendi Fevizut,
e hedhin në gjyq për pronat

Moderatori i emisionit “Opinion” është paditur në gjykatën e Tiranës, nga njëri prej anëtarëve të fisit të tij. Bëhet fjalë për 73 vjeçarin Refik Toptanin, i cili prej 3 shkurtit 2017 i është drejtuar me një padi civile sekretarisë së gjykatës së Tiranës, duke paditur gazetarin Blendi Fevziu, Nevis Bregasi, Rea Merepeza dhe Suhela Myftiu.

Në objekt padinë që mban numrin 6396 kërkohet vërtetimi i mosqënijes së marrdhënijes juridike të bashkëpronësisë së të paditurve me paditësin dhe personat e interesuar, që janë bashkëpronarë në pronën e paluajtshme truall me siperfaqe 621 m2, të ndodhur në Zonën Kadastrale 8150, nr.pasurie 1/155, volumi 18, faqe 198, Tirane.

Kontrata fallso
Më tej në objekt padi Refik Toptani kërkon të njihet pavërtetësia e dokumentit deklaratë Noteriale nr.641 rep., nr. 175 kol.datë 30 prill 2007, duke u konsideruar këtë dokument si të hartuar në kundërshtim me ligjin dhe duke u goditur për falsitet.”Shqiptarja.com” mëson se kjo pronë ka qënë ish-lulishtja para ish-godinës së Partisë Demokratike në Tiranës. Pikërisht mbi këtë sipërfaqe toke, është ndartuar një qëndër biznesi e quajtur “Toptani Centër”, e cila pritet të hapet në fillim të muajit Mars 2017.

Gazetari Blendi Fezviu i kontaktuar në telefon nga “Shqiptarja.com” ka deklaruar se nuk ka dijeni për padinë. “Nuk kam dijeni fare për një padi të tillë. Ajo pronë është e trashëguar nga familja, ku unë kam një pjesë së bashku me shumë të tjerë. Të them të drejtën unë nuk e di problematikën që mund të ketë, sepse nuk merrem me këto çështje. Unë jam bashkëpronar dhe janë të tjerë që merren me problematikën e pronës,” ka deklaruar gazetari Blendi Fezviu. Aktualisht kjo çështje është në fazën fillestare të gjykimit dhe padia civile e 73 vjeçarit është Marjana Shegani.

Tre procese gjyqësore
Kjo nuk është herë e parë që gazetari Blendi Fevziu përballet me anëtarët e tjerë të fisit, për çështjen e pronave. Fevziu, rrjedh nga ana e të ëmës, si trashëgimtar i Toptanasve. Të gjitha pasuritë në Tiranë të Toptanasve, Fevziu i ka gjurmuar nëpërmjet dokumentave arkivore dhe së bashku me trashëgimtarët e tjerë, kanë arritur të marrin një pjesë të pronave të tyre në Tiranë. Aktualisht në gjykatën e Tiranës janë të hapur tre procese gjyqësore kundër Blendi Fevziut, ku një prej proceseve është duke u zhvilluar me trashëgimtarët e pronave të familjes Vrioni.

toptani center


dy.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Aksi Elbasan-Lekaj/ Nënshkruhen 6 kontratat me vlerë 148 mln euro, punimet do zgjasin 24 muaj

Aksi Elbasan-Lekaj/ Nënshkruhen 6 kontratat me vlerë 148 mln euro, punimet do zgjasin 24 muaj